Futboll Sport

VDEKJA E EMILIANO SALA/ Tani Cardiff rrezikon shumë, pa sulmues dhe…

Trupi i Emiliano Sala, fatkeqësisht, është identifikuar. Lajmet e fundit kanë mbyllur ndoshta përfundimisht një çështje që ka mbajtur pezull të gjithë botën e futbollit për shumë ditë.

Tani është e sigurt, argjentinasi nuk do të mund ta respektojë kurrë kontratën e nënshkruar me klubin uellsian disa orë para se të kthehej në Francë dhe të përshëndetej me ish-shokët e ekipit. E vetmja gjë që mbetet për t’u zgjidhur ësuhtë çështja ekonomike mes dy klubeve.

Cardiff-i nuk e ka paguar akoma shumën 17 milionë euro, për të cilën ka rënë dakord me Nantes për transferimin e Sala. Dhe, siç ka bërë të ditur “The Independent”, e ka bërë për dy arsye. E para është se vdekja e lojtarit nuk ishte e sigurt, e dyta është se, para se të paguajë, klubi uellsian do të donte të priste rezultatet e hetimeve mbi shkakun e aksidentit që i kushtoi jetën futbollistit.

Tani dihet nga të gjithë, Sala ishte në avion. Megjithatë, do të duhet kohë për mbylljen e hetimeve. Kohë që, sipas Gianpaolo Monteneri, ish-përgjegjësi i Player Status Department të FIFA-s, organi që merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të krijohen në lidhje me transferimet, Cardiff nuk e ka.

Siç ka thënë Monterei për Press Association Sport, klubi uellsian duhet të bëjë sa më shpejt të paktën pagesën e parë, rreth 6 milionë euro, që duhej të ishte bërë brenda 10 ditëve të para pas mbylljes së marrëveshjes. Përndryshe, mund të ketë pasoja serioze.

“Nëse disa afate, që janë përcaktuar në kontratë, nuk respektohen, mund të sjellin pasoja për klubin që nuk përmbush detyrimet. Mund të shkohet nga një gjobë e thjeshtë deri te heqja e pikëve në renditje”, ka shpjeguar Monterei. Mund të ketë edhe një bllokim të merkatos, ka shkruar “The Sun”.

Sigurisht, duke parë se kemi të bëjmë me një rast më shumë unik se të rrallë, përshtypja është se do të arrihet një marrëveshje mes palëve. Kjo është një goditje e rëndë për klubin e Premier League në aspektin njerëzor dhe atë sportiv. Uellsianët e blenë Sala nga Nantes me synimin që ai t’i ndihmonte të dilnin nga zona e rënies nga kategoria dhe tani e shikojnë veten duke qarë futbollistin e tyre, pa një sulmues dhe me rrezikun për të humbur pikë në renditje.

Related posts

SHUAN ËNDRRAT E MILAN-IT/ Ish-drejtori sportiv i “kuqezinjve”: Më duket shumë e vështirë që…

Delo.autor

Nuk ka fitues në sfidën mes Celta Vigos e Barcelonës, çerekfinalisti mësohet në “Camp Nou”

Q.Autor

SFIDA NDAJ TOTTENHAM/ Habit Guardiola: Si ai ka 5 apo 6 lojtarë në Premier..

Delo.autor

Leave a Comment