Futboll La Liga Sport

SKANDAL NË SPANJË/ VAR-i i fal golin Atleticos në momentin që… (VIDEO)

Antoine Griezmann ka zhvlerësuar golin e shënuar nga Casemiro duke ndezur sfidën mes Real Madrid dhe Atleticos në “Wanda Metropolitana”.

Fillimisht ishte braziliani që shënoi një gol të bukur me roveshiatë për Realin, por vendasit u kundërpërgjigjen me sulmuesin e tyre. Griezmann shënoi pas një pasimi perfekt nga Correa, i vetëm përballë Courtois francezi ia kaloi topin mes këmbëve belgut dhe 1-1.

VAR ndali lojën dhe arbitri kryesor shkon të shohë aksionin sepse dyshohet për një pozicion jashtë loje. Pozicioni është i rregullt dhe akordohet gol. Mirëpo, në momentin që Correa merr topin shkakton faull ndaj Vinicius Junior, të cilin e godet direkt e në këmbë para se t’i marrë topin.

Ky moment nuk është parë në VAR, sepse rregullorja parashikon se në rastet kur arbitri anësor dhe ai kryesor nuk e ndalin lojën për faulle kur janë pranë aksionit, atëherë VAR nuk ka të drejtë të ndërhyjë.

Për këtë Atletico Madrid po barazon aktualisht me një gol të parregullt dhe Real Madrid bëhet sërish viktimë e rasteve të dyshimta.

Related posts

TRONDITET MERKATO/ RONALDO bën kërkesën e parë, por vlen 120 milionë euro

Isa.Autor

French Open/ Djokovic nuk njeh rival, mposht Munar dhe kalon në raundin tjetër

Sadik.Autor

SEKSI JO VETËM NË FUSHËN E BLERTË/ Futbollistja ndez rrjetin me setin fotografik

Delo.autor

Leave a Comment