Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Pogba zbulon sekretin e suksesit të “Djajve të Kuq”

Manchester United ka marrë fitoren e radhës në kampionati këtë të shtunë pasi ka mundur bindshëm 3-0 Fulham-in në transfertë. Paul Pogba, i cili realizoi dy gola, ka shpjeguar arsyen e suksesit të skuadrës në përfundim të ndeshjes.

“Kemi luajtur më mirë në ndeshje të tjera, por ato dy gola të shpejtë në pjesën e parë kanë ndryshuar gjithçka. Ole ndihmon çdo lojtar të japë maksimumin. Ai është vetvetja, nuk aktron dhe i ka dhënë besim në vetvete të gjithëve”, ka thënë francezi.

“Ekziston një atmosferë shumë mirë në ekip tani dhe kjo duket qartë edhe në fushën e lojës. Gjithsesi, kemi akoma shumë punë për të bërë. Duhet të mendojmë për PSG-në dhe të fitojmë pikë kundër skuadrave të mëdha”.

Related posts

Joshua merr 10 ditë kohë për të reflektuar pas ofertës së Wilder

Sadik.Autor

Galiani: Juventusit i “rrëmbeva” Inzagin, Pirlon e bleva në autostradë

Sadik.Autor

Ndërpreu finalen e Botërorit/ Aktivisti i “Pussy Riot” ndodhet RËNDË në SPITAL

Isa.Autor

Leave a Comment