Futboll Kategoria e pare Sport

SKANDALI NË KATEGORINË E PARË/ Teatër në Kavajë, Egnatia i hap portën Besës

Nëse keni ndjekur ndeshjen që u luajt në Kavajë mes Besës vendëse dhe Egnatias së Rrogozhinës, do të na japë tërësisht të drejtë.

Pas një pjese të parë të luftuar dhe gare të vërtetë, rrogozhinasit udhëhiqnin 2-0 pas golave të Cankës. Por me zbritjen e skuadrave në fushë në pjesën e dytë, çdo gjë ka ndryshuar.

Egnatia praktikisht nuk është në fushë. Gabime radhazi në mbrojtje, topa të falur, markimve të çuditshme dhe vjen “mrekullia”, Besa përmbys 3-2 me golat e Diskonit dhe çekiçit (dygolësh).

Por akti kulmor i estradës do të vijë në 75-ën, kur Dimo do të fitojë një 11 metërsh. Lojtari i Egnatias merr përsipër ekzekutimin. Të parën e gjuan lehtë te duart e portierit, por gjyqtari Llapra përsërit gjuajtjen pasi ka lojtarë që hyjnë në zonën e rreptësisë.

Por kësaj radhe nuk i dihet nëse topi do shkojë apo jo te duart e portierit, ndaj Dimo vendos të mos rrezikojë. Gjuan fort dhe shumë lart, aq lart sa duket sikur nuk ka synuar kuadratin, por sikur ka dashur ta çojë topin në Rrogozhinë… shkurt, teatër!

Related posts

Ndeshja me Serbinë, ja cilën “shqiponjë” vlerëson FIFA

Sadik.Autor

“THYHET PORTA”/ Goli i parë i Ahmedit, një “BOMBË” nga goditja e dënimit (VIDEO)

Isa.Autor

ROMA-ATALANTA/ GJIMSHITI titullar në sytë e PANUCCIT, BERISHA në stol

Isa.Autor

Leave a Comment