Futboll La Liga Sport

“BARCELONA 500”/ Ja rekordi i ri “Katalanas” në Champions

Me golin e Luis Suarez në “Camp Nou” ndaj Liverpool, Barcelona hyri në sallonin e skuadrave të zgjedhura, që kanë shënuar 500 ose më shumë gola në Ligën e Kampionëve. Katalanasit kanë marrë 27 vite për ta arritur këtë “stacion”, pasi llogaria fillon nga sezoni 1992-1993, kur formati dhe emërtimi i kompeticionit u ndryshua.

Deri më sot, skuadra e vetme që kishte arritur këtë shifër golash në Champions ishte Real Madridi. Duke numëruar golat që të bardhët kanë shënuar në këtë edicion të garës maksimale kontinentale, ata e kanë 551 këtë “kolonë”. Kësisoji, katalanasit janë skuadra e dytë, që ka shënuar më shumë gola në historinë e Champions-it. Ata pasohen nga Bayern Munich, me 457 gola të shënuar deri më tani. Për të arritur këtë rekord, Barcelonës i janë nevojitur 247 ndeshje.

Kjo do të thotë se ajo ka shënuar mesatarisht më shumë se dy gola për ndeshje në këtë kompeticion. Nëse marrim parasysh të gjitha garat kontinentale, ku Barça ka luajtur në historinë e vet, katalanasit kanë shënuar 1095 gola. Padyshim, lojtari që ka kontribuar më shumë te Barcelona, për ta arritur këtë shifër, është Leo Messi. “La Pulga” ka realizuar 110 nga 500 golat e gjigantëve spanjollë në Ligën e Kampionëve.

Related posts

Messi nuk dëshiron ta shohë këtë lojtar në skuadër

Q.Autor

VALLADOLID-REAL MADRID/ “Los Blancos” dyfishon avantazhin, shënon Benzema

Delo.autor

NUK RINOVOI KONTRATËN/ Titullari kuqezi do të lërë Milanin në fund të sezonit për skuadrën tjetër të Serisë A

F.autor

Leave a Comment