Futboll Sport

Solari zbulon prapaskenat: Skuadra e do në formacionin këtë lojtar të Real Madridit

Lojtarët e Real Madridit duan të luajnë me Vinicius Junior në formacion, sipas trajnerit Santiago Solari. Futbollisti në fjalë luajti një rol kryesor për “Los Blancos” kundër Deportivo Alaves, të dielën. I riu e ka vendosur veten si titullar i rregullt i ekipitë të parë në javët e fundit, teksa shënoi një gol dhe asistoi në fitoren 3-0 të së dielës.

Solari ishte plot lavdërime për sulmuesin: “Vinicius ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer dhe u përshëndet nga “Santiago Bernabeu”. Ai po i përgjigjet shumë mirë besimit të dhënë, si në stërvitje, edhe në ndeshje. Jemi të kënaqur me ardhjen dhe performancën e tij. Gjithmonë ka mbështetjen e lojtarëve të pjekur në skuadër, të cilët kujdesen për të, e duan në formacion dhe e këshillojnë”.

Vetë Vinicius tha se luan pa frikë, pavarësisht se ka përgjegjësinë për të përfaqësuar një nga klubet më të mëdha në botë: “Nuk më tremb fakti që luaj në Madrid, në ekipin më të mirë në botë. Nuk kam frikë nga asgjë. Unë luaj ku trajneri beson se jap më të mirën. Do të bëj gjithçka për ta ndihmuar skuadrën, në të djathtë, në të majtë, ose në mes të fushës. Unë do të vazhdoj të punoj shumë për të fituar me Real Madridin. Ne jemi kthyer më të mirë në vitin 2019. Është momenti ynë më i mirë, që nga fillimi i sezonit dhe do të vazhdojmë të punojmë e të ecim në këtë rrugë”.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Portieri i Rennes dhuron spektakël me 4 pritje të pabesueshme në 6 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

Flamurtari sa shumë shpenzime dhe sërish pa Europë

Sadik.Autor

Juventus-Real Madrid, ja çfarë ka ndodhur 10 ditë para ndeshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment