Futboll Sport

Icardi iu përgjigjet tifozëve: Nëse nuk na doni kur humbim, mos na doni edhe kur fitojmë

Në humbjen e Interit kundër Bologna, një nga lojtarët më zhgënjyes ishte sigurisht Mauro Icardi. Në fakt, kapiteni zikaltër është larguar nga goli prej disa javësh dhe nuk është më cinik në fazën e finalizimit.

Sidoqoftë, Icardi është ende kapiteni i Interit dhe me siguri do t’i ketë vuajtur më shumë se të tjerët vërshëllimat e tifozëve në “San Siro”, që nga minuta e parë e ndeshjes së fundit.

Në fund të lojës ai donte të linte një mesazh në Instagram. Së pari, me një qasje personale, me folozofinë e duhur drejt suksesit, pastaj një shigjetë për tifozët, që nuk e mbështetën ekipin.

“Ju me gatishmëri pranoni vështirësitë dhe pengesat, si hapa të rëndësishëm në rrugën e suksesit. Nëse nuk na doi kur humbasim, mos na doni edhe kur fitojmë”, – ishte statusi i sulmuesit argjentinas, që mbart jo pak filozofi brenda.

Gjithashtu, gruaja e tij, Wanda Nara, në të njëjtën kohë, kur po drejtonte emisionin “Tiki Taka”, i nënvizoi dhe i “dekriptoi” për publikun fjalët e burrit të saj: “Ai thjesht e ka shkruar këtë mesazh për mënyrën se si përfundoi loja. Unë doja të dija pse vërshëllimat nisën që në fillim të ndeshjes, kur nuk dihej rezultati. Kjo nuk është një gjë e mirë”.

Momenti nuk është më i miri, natyrisht. Sidoqoftë, Mauro Icardi do të jetë në gjendje ta “riformatojë” veten menjëherë, ndoshta që kundër Parmës, në një ndeshje që mund të jetë edhe konfirmimi i trajnerit Luciano Spalletti.

Related posts

LEVANTE MERR LAJMIN E KEQ/ 4 muaj burg për Bardhin. Dënimi pezullohet për 2 vite

Delo.autor

MERKATOJA E VERËS/ PSG përgatit ofertën për mbrojtësin e Inter, Napoli gati t’i rrëmbejë objektivin “zikaltërve”…

Delo.autor

HIGUAIN alarmon MILANIN/ Gattuso: Fytyrat e dëshpëruara nuk sjellin asnjëherë…

Isa.Autor

Leave a Comment