Champions League Futboll Sport

SQARON EPISODIN E MBRËMSHËM/ Presidenti i Atletico Madridit “thumbon” keq CR7 dhe Chiellinin

Nga beteja në fushën e lojës të “Wanda Metropolitano” midis Atletico Madrid dhe Juventus (2-0) te replikat mes palëve, edhe një ditë pas. Në qendër nuk mund të mos vihej Cristiano Ronaldo, i cili nuk u bë protagonist me ndonjë gol, por me mënyrën se si reagoi ndaj tifozëve vendës, që e kontestuan gjatë gjithë lojës.

Ylli portugez i Juventusit iu tregoi njërën dorë, me theks të veçantë 5 gishtat. Domethënia ishte e qartë: unë kam fituar 5 Liga Kampionesh, ju nuk keni asnjë. Një ditë më pas ka ardhur përgjigja nga kuqebardhët e Atletico Madridit. Veçanërisht nga presidenti Enrique Cerezo.

I intervistuar nga “Radio KDF”, ai ka komentuar episodin e mbrëmshëm me Cristiano Ronaldon: Një sqarim i vogël: Ronaldo nuk ka fituar 5 Champions, por 3. Atë finale kundër Atletico Madridit nuk e ka fituar me të vërtetë. Cili e fitoi? Jua them në intervistën e ardhshme…

Në radio “Kiss Kiss Napoli”, Cerezo foli mbi anulimin e golit të Morata nga VAR-i, kur rezultati ishte ende 0-0: Nuk ka asnjë dyshim, ishte një gol shumë i rregullt. Për t’ia humbur ekuilibrin Chiellinit, një kundërshtar do të duhet ta shtyjë shumë më tepër, jo vetëm ta prekë. Do të kishte nevojë për një vinç…

Së fundi, përsëri për “Kiss Kiss Napoli”, Cerezo flet për Leonardo Bonucci, i akuzuar për simulim në aksionin që zhbllokoi rezultatin me gol të Gimenez: Bonuccin e njohim, ai ka mënyrën e tij të të luajturit në fushë. Ai bën ndeshjen e tij, ashtu si sulmuesit…”

Related posts

‘Shpërthen’ Neymar: Nëse vjen Ronaldo, largohem unë!!

Q.Autor

FUTBOLLISTI I LIVERPOOL AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Denoncimi i vajzës: Mbetëm vetëm dhe filloi të më prekte

Delo.autor

REZULTATE NEGATIVE/ Tifozët dalin kundër Juventus, i kërkojnë Allegrit të ulë në stol titullarin e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment