Gossip

E TRADHËTOI ME NJË MODELE/ Anthony Martial i kërkon falje partneres në rrjetet sociale (FOTO)

“Ylli” i Manchester United, Anthony Martial, i kërkoi publikisht falje të fejuarës së tij, Melanie da Cruz, për faktin se e kishte tradhtuar me një modele franceze, në një periudhë kur partnerja e tij ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Martial ka postuar një fotografi të vetes në Instagram me të fejuarën e tij. Ai e shoqëroi imazhin me titullin: “Do të dëshiroja t’u kërkoja falje të afërmve të mi, familjes time të bukur dhe sidomos të fejuarës sime për dëmin që u kam shkaktuar në muajt e fundit!”

Dhe sipas Daily Star Sunday, Martial thuhet se fjeti me 20-vjeçaren në një hotel në Paris. Da Cruz e lindi fëmijën e saj, një djalë të quajtur Swan, në muajin korrik. Çifti duket se i ka lënë pas problemet, për hir të dashurisë së djalit që sollën në jetë.

Related posts

“KEMI NEVOJË PËR NJË…”/ Belen Rodriguez trazon ujërat: Mami tani është “single” (FOTO)

Delo.autor

KA NJË DJALË ME XHEMAJLIN/ Mediat italiane japin lajmin e fejesës së Erjona Sulejmanit me… (FOTO)

Delo.autor

“Kosh” jashtë parketit, një fizioterapiste seksi për basketbollistin e KOMBËTARES

Sadik.Autor

Leave a Comment