Futboll Seria A Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Ja sa vlen Interi pa sulmuesin Icardi

Sa vlen Interi pa sulmuesin dhe kapitenin Mauro Icardi? Statistikat flasin qartë. Në 6 ndeshjet që këtë sezon (2018-2019) Interi ka luajtur pa argjentinasin ka fituar gjithnjë. Jo vetëm kaq, por zikaltërit kanë realizuar në total 17 gola dhe kanë pësuar vetëm një gol.

Shifra që tregojnë se Interi funksionon mjaft mirë edhe pa kapitenin Mauro Icardi, të cilit i është hequr shiriti i kapitenit. Madje pa Icardin skuadra zikaltër nuk e njeh fjalën humbje. Edhe pse dy ndeshjet e fundit në Europa League nuk ishin shumë të vështira për Interin, sërish ato treguan se skuadra mund të përballojë me sukses rivalët.

Statistikat janë edhe më kokëforta kur sheh se në gjithë karrierën e tij me Interin, sulmuesi argjentinas nuk ka luajtur në 23 ndeshje (nga sezonin 2015-2016). Nga këto 23 ndeshje, në 19 raste Interi ka dalë fitues, në 2 raste ka humbur dhe në dy të tjera ka barazuar. Pra, Interi di të “mbijetojë”, madje me sukses edhe pa sulmuesin.

Inter pa Mauro Icardi (sezoni 2018-2019)

Inter – Bologna, 3-0

Inter – Cagliari, 2-0

Inter – Genoa, 5-0

Inter – Sampdoria 2-1

Inter Rapid Viena, 1-0

Inter – Rapid Viena, 4-0

Related posts

IBRA NË TRAFIK/ Tifozi e çoi me motor në Sanremo: Desh ta niste ai por nuk e lejova. S’më besoi as gruaja

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH ME BARCELONËN/ Nëntë gabimet që penalizuan Valverden

Delo.autor

ZGJODHI FORMACIONIN MË TË MIRË NË 24 VITË NË “OLD TRAFFORD”/ Giggs tregohet i pamëshirshëm, këtë s’ia kishte bërë askush CR7

Delo.autor

Leave a Comment