Futboll Seria A Sport

ELSEID HYSAJ TEK ROMA? Flet agjenti i lojtarit: Për të mirën e të gjithëve, ne duhet…

Elseid Hysaj ishte pranë largimit nga Napoli në merkaton e verës, por nuk u arrit asnjë marrëveshje me ekipet e interesuara për mbrojtësin.

Lojtarit i është bërë e ditur se nuk është në planet e trajnerit Ançeloti dhe, i duhet të gjejë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën. Në drejtim të mbrojtësit ka pasur oferta nga disa klube, por nuk është arritur një marrëveshje për shkak të kërkesave të larta që ka klubi i tij.

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se e ardhmja e Hysaj mund të jetë te Roma, me këta të fundit që janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pas dëmtimit të Zapakostës.

Për këtë ka folur edhe agjenti i shqiptarit, Mario Xhiufredi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: “Hysaj te Roma? Ne duhet të fillojmë të mendojmë për merkaton, për të mirën e të gjithëve. Duke pasur parasysh se kontrata e tij është drejt përfundimit. Lojtari ka një problem në brinjët e tij dhe do të kthehet pas 15 ditësh, për t’u stërvitur me skuadrën.”, u shpreh agjenti i Elseid Hysaj.

Related posts

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Wijnaldum: Gabime si në mbrojtje po ashtu edhe në sulm, në vështirësi…

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Shpërthen” festa në “Wembley”, Shaw ndëshkon Italinë pas 3 minutash lojë (VIDEO)

Delo.autor

Si sot para 13 viteve, shikoni golin e parë të Messi-t të realizuar me Barcelonën (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment