Futboll Seria A Sport

SULMET MË SHPËRTHYESE/ Ja ekipi që mban golat më me “peshë” të Serisë A

Inter-i nuk ka një nga sulmet më shpërthyes të kampionatit italian. Në fakt, janë plot shtatë skuadrat që kanë shënuar më shumë se ekipi i Luciano Spalletti-t.

Zikaltrit, me 34 realizime deri tani në këtë sezon të Serisë A, mbajnë vendin e tetë (bashkë me Sassuolo-n) në renditjen e golave të shënuar.

Gjithsesi, e dhëna që bie në sy ka të bëjë me efikasitetin e golave të realizuar nga Inter në këto 24 javë të para të Serisë A. Lojtarët e Spalletti-t, në fakt, kanë fituar 1.35 pikë për çdo gol të shënuar.

Kryesimi i kësaj renditjeje të veçantë është meritë e cinizmit të treguar deri tani nga milanezët, që kanë arritur të fitojnë shpesh me vetëm një gol diferencë.

Nuk është një rastësi që më shumë se gjysma e fitoreve të Inter (8 nga 14) kanë ardhur nga një gol i vetëm i shënuar më shumë se kundërshtarët, në mënyrë më specifike: 5 herë 1-0 dhe 3 herë 2-1 (24 pikë me vetëm 11 gola të realizuar).

Mesatarja e pikëve të fituara për çdo gol të shënuar në Serinë A 2018/19:

1,35  Inter

1,27  Torino

1,27  Juventus

1,26  Napoli

1,18  Milan

1,16  Parma

1,16  Udinese

1,15  Lazio

1,14  Cagliari

1,05  SPAL

0,95  Bologna

0,95  Fiorentina

0,90  Roma

0,88  Sampdoria

0,88  Genoa

0,88  Sassuolo

0,84  Frosinone

0,75  Atalanta

0,70  Empoli

0,63  Chievo

Related posts

ANALIZA/ Karim Benzema në krye të mbretërisë së futbollit: Sepse vitet për të janë vetëm një numër

F.autor

Icardi te Real, Skriniar te Barça, De Vrij tek Inter: ja pse ky operacion është i mundur

Q.Autor

“SHISJA UJË PASI MË VDIQ NËNA”/ Futbollisti i ri i Napolit: Më duhej të mbaja motrat dhe vëllezërit e mi

Delo.autor

Leave a Comment