Futboll Seria A Sport

RRITJA E VLERËS SË LOJTARËVE/ Formacion prej gjysmë miliardi euro, skuadra e Kontes vlen një thesar

Nëse ekziston një dhunti e Antonio Kontes që edhe armiku më i keq i njeh është aftësia e të qenit kokëfortë në modelimin e skuadrës. Trajneri i përmirëson psikologjikisht, fizikisht dhe në mushkëri. Sepse janë të bindur nga një ide, nga lidershipi i trajnerit apo thjesht nga fjalët e vazhdueshme, të gjithë ose pjesa më e madhe e ndjekin, bëhen njerëz në mision. Kështu “gjenerali” Konte, me metoda efikase përfundon për të rritur nivelin e grupit, pra të vlerës së skuadrës. Ky Inter në rritje vertikale është një shembull i qartë: vlera totale e 11-shes titullarë është rritur deri në 500 milionë euro, gjysmë miliardi, një shifër jo banale në këtë epokë turbullirash në klub. Të shumtëve që tani po reflektojnë kundrejt idesë për të hyrë në paketën aksionare, nuk do t’u vijë keq që zikaltrit sot vlejnë një thesar. Për merita të trajnerit sigurisht, por jo vetëm.

DJE DHE SOT – Shumë persona e kanë merituar kreun, duke filluar nga zgjedhjet e administratorit të deleguar Xhuzepe Marota në dyshe me drejtorin sportiv Piero Auzilio kur arkat e “Suning”-ut ishin ende të hapura dhe mund të investohej në një projekt ambicioz. Megjithatë, dorën finale në këtë sezon e ka dhënë Konte, shumëzuesi i ambicieve të zikaltërve. Jo vetëm markim, por edhe një ide loje vertikale, që nga hapat e parë përpara Handanoviçit, të gjithë kanë idenë fikse në kokë për të arritur te porta kundërshtare në kohën më të shkurtër të mundshme.

Vlerat e lojtarëve janë rritur (pavarësisht një merkatoje të bllokuar nga COVID-i) dhe mendohet se do të shtohen akoma. Në sulm Konte ka krijuar një dyshe që ka krijuar harmoni: “Lu-La” vlen thesar si në fushë (31 gola të dy deri tani) po ashtu edhe jashtë (minimalisht 160 milionë së bashku). Romelu Lukaku ka qenë dëshira fillestare e trajnerit të transferuar nga Milano. Vetëm për ta pasur në verën e vitit 2019-të, Konte e kërkoi me ngulm.

Belgu me gola dhe paraqitje ka shtuar edhe vlerën e tij me disa dhjetëra milionë. Ndërsa Lautaro është një trashëgimi e epokës së Spaletit. Në fakte, argjentinasi ka rinovuar, duke larguar çdo sirenë përreth tij. Dikush ka ardhur edhe më përpara, nga viti 2012-të, Handanoviç, sot kapiten. Ndërsa investimi i fundit është Hakimi. Nga “Suning” rrallëherë 40 milionë euro janë shpenzuar më mirë. Ky titull mund të vlejë edhe gjysmë miliardi, aq sa vlera e sotme e Kontes.

Related posts

“TË GJITHË E DUAN MBAPPE NË MADRID”/ Presidenti Perez: Ju tregoj pse iku Zidane nga Reali

Delo.autor

E PAMUNDUR/ Shikoni gafën e portierit të Fenerbahces që po bën xhiron e Botës (VIDEO)

Delo.autor

Egjipt- Uruguaj/ Çfarë rasti ka humbur Luis Suarez! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment