Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E YLLIT TË TOTTENHAMIT/ Menaxheri i tij sqaron: Në këtë moment preferoj të…

Christian Eriksen dëshiron vetëm të përqëndrohet te futbolli, thotë agjenti i tij, me lojtarin e Tottenhamit që ka qenë objekt i zërave për kalim te Real Madridit. Duke e dëshmuar veten si një nga mesfushorët më të mëdhenj krijues në Premier League, ndërkombëtari danez është mjaft i kërkuar në rolin e tij.

“Spurs” janë të etur ta “lidhin” atë me terma të rinj kontraktualë, teksa marrëveshja aktuale i skadon në verën e vitit 2020. Megjithatë, ende nuk është arritur një dakordësi mes palëve, ndaj 27-vjeçari vazhdon të lakohet në merkato. Gjigandët e La Liga-s, Real Madrid dhe Barcelona, kanë qenë shumë të lidhur me Eriksen.

Sidoqoftë, përfaqësuesi i tij këmbëngul se asnjë vëmendje nuk i është dhënë të ardhmes në këtë fazë. Negociatat për kontratën e re janë në pritje të fundit të sezonit: Christian dëshiron vetëm të përqëndrohet te futbolli, – tha Martin Schoots për ESPN. 

Përveç aftësive të tij teknike, taktike dhe atletike, edhe ky qëndrim ka kontribuar gjatë viteve në transformimin mbresëlënës nga talenti i klasit botëror tek lojtari i klasit botëror. Në këtë moment do të preferoja të mos bashkohesha me spekulimet për kontratat dhe transferimet“.

Eriksen është pjesë e Tottenham që nga viti 2013 dhe ka luajtur mbi 250 ndeshje me klubin londinez. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 63 gola.

Related posts

Sadiku drejt Turqisë, shok skuadre me ish yllin e Real Madrid

Sadik.Autor

E TURPSHME/ Shikoni SIMULIMIN e denjë për një film Hollywoodi, rrotullohet për…(VIDEO)

Isa.Autor

RITHEHET TEK FITORJA/ Barcelona lë pas zhgënjimin dhe mposht Huaska-n falë De Jong

Delo.autor

Leave a Comment