Futboll Sport

TIFOZËT BËJNË NAMIN/ Shitjet rekord të fanellave kanë boshatisur dyqanet zyrtare të Liverpool

Fanella aktuale New Balance e Liverpool është më e shitura në historinë e klubit. Aq shumë janë pëlqyer nga tifozët sa që kanë mbaruar.

The Reds duhet të bënin një porosi tjetër për fanellat pasi dyqani online është bosh dhe ka deklaruar se shitjet do të rinisin në mesin e shkurtit.

“Për shkak të kërkesës së madhe për fanellën e parë, aktualisht nuk na ka mbetur asnjë. Fanellat e 18/19 janë më të suksesshmet në histori.

“Kemi bërë një tjetër porosi drejt kompanisë New Balance dhe fanellat do të rikthehen në shitje sa më shpejt të jetë e mundur.

“Tifozët do të njoftohen sapo të kenë ardhur porositë e reja nga mesi i shkurtit.”

Edhe sezonin e kaluar fanella e New Balance theu rekordin e shitjeve përpara se ajo aktualja t’ia kalonte.

Marrëveshja e Liverpool me prodhuesin e artikujve sportivë vlen 50 milionë euro në sezon dhe skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

 

 

 

Related posts

E “kryqëzuan” në Gjermani, Mesut Ozil largohet nga kombëtarja…

Isa.Autor

“USHTRON SHUMË PRESION NDAJ SKUADRËS”/ Ibrahimovic: Piolin e kam “Zlatanizuar”, jemi falë tij këtu ku jemi

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Ndeshja e Zvicrës starton 20 minuta me vonesë, shikoni çfarë ndodh me portën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment