Futboll Shqipëri Sport

SULMUESIN SERB E QUAJNË “CIGAN MU*I”/ Futbollisti shqiptar kërkon ndërprerjen e ndeshjes

Racizmi është kthyer në modë në futbollin italian. Kësaj here viktimë e thirrjeve raciste ka qenë sulmuesi serb Duzhan Vlahoviç. Ai është pjesë e 19-vjeçarëve të Fiorentinës, teksa në ndeshjen ndaj Torinos, të vlefshme për kampionatin e të rinjve, është ofenduar në korr nga tifozët vendas të cilët e kanë quajtur atë “cigan m…”.

Menjëherë pas këtij momentin, futbollisti shqiptar Erald Lakti, i cili është dhe kapiteni i Fiorentinës, ka kërkuar ndërprerjen e ndeshjes. Mësohet se Lakti i ka thënë arbitrave se takimi nuk mund të luhej në kushte të tilla, megjithëse gjithçka u lejua të vazhdonte, ndërsa miqtë do të fitonin me rezultatin 1-2.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë trajneri spanjoll dhe bëhet personi më i ri që vdes nga COVID-19 (EMRI)

Delo.autor

Zidane me rekord në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Barcelona/ Umtiti: Dëshiroj të qëndroj në ‘Camp Nou’

Q.Autor

Leave a Comment