Futboll La Liga Sport

KARTONI I VERDHË I QËLLIMSHËM/ “UEFA” ndëshkon rëndë Ramosin, ja vendimi i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës në UEFA, ka marrë edhe vendimin që pritej, për kartonin e verdhë të marrë qëllimisht nga kapiteni i Realit, Serxhio Ramos, në sfidën e parë ndaj Ajaksit.

Kështu, Disiplina ka vendosur ta ndëshkojë Ramosin me 2 ndeshje pezullim, dhe ai do të humbasë takimin e kthimit në “Santiago Bernabeu”, dhe ndeshjen e parë të turit tjetër, nëse Reali i Madridit kualifikohet.

Ky është një veprim i përsëritur nga Serxhio Ramos, dhe vendimi mund të kishte qenë akomë më i rëndë, pikërisht për këtë arsye. Diçka të tillë, ai e ka bërë edhe në sezonin 2010-2011, po ndaj Ajaksit, ku ai dhe Ksavi Alonso, morën një karton të verdhë në mënyrë teatrale, për të munguar qëllimisht në takimin pasardhës. Gjyqtarët në UEFA ishin në dijeni për këtë precedent, por meqë në atë kohë ishte Murinjo, përgjegjës për urdhrat e tij që lojtarët të merrnin të verdhë, Ramosi ia hodhi lehtë.

Related posts

NDESHJE E “ÇMENDUR”/ Werder Bremen i Rashicës ia del të mbijetojë në fund

Delo.autor

Futbolli italian në zi/ Gjendet i vdekur në hotel kapiteni i Fiorentinës Astori

Q.Autor

RISIA/ Ende nuk ka ngrohur stolin e ekipit shqiptar, trajneri i detyron lojtarët të stërviten në mes të… 

Isa.Autor

Leave a Comment