Të tjera

U VLËRËSUA NGA “EUROTOUR”/ Eklent Kaçi më i miri në Europë për vitin 2018

Bilardisti shqiptar, Eklent Kaçi, i konfirmuar si një nga talentet e sportit të bilardos në të gjithë botën, ka marrë konfirmin e suksesit të radhës.

Pas mbylljes së vitit 2018 dhe përfundimit të të gjitha garave në Europë, ai kryeson rang listën e 12 bilardistëve më të mirë të kontinentin tonë.

Ai ka lënë pas emra të njohur të sportit të bilardos në Europë, duke u vlerësuar nga “Eurotur”, si bilardisti më i mirë për vitin 2018, me 2650 pikë në total.

Ky është një tjetër sukses i 20-vjeçarit nga Lezha, që është duke mahnitur botën me talentin e tij në Bilardo.

Eklent Kaçi është konfirmuar tashmë si sportist i suksesshëm, pasi ka fituar disa kampionate dhe ture ndërkombëtar të bilardos në disa disiplina, të zhvilluara në vende të ndryshme të botës.

Related posts

Luiza Gega mbyll garën në Kampionatin Europian. Pozicionohet në vend të DYTË

Sadik.Autor

Asnjë humbje gjatë 2018-ës, Federer mbron kreun edhe pas Indian Wells

Q.Autor

HISTORIKE/ Peshëngritësi BRIKEM ÇALJA rrëmben 3 medalje ARI. Shpallet kampion absolut i Europës

Sadik.Autor

Leave a Comment