Futboll La Liga Sport

UELLSIANI KRITIKOHET NGA TË GJITHË/ Courtois sulmon: Ai ka një talent të madh por është mëkat që…

Thibaut Courtois ka sulmuar Gareth Bale, duke i vënë në dukje se nuk është ambientuar akoma te Real Madrid.

Uellsiani është kritikuar nga tifozët dhe analistët gjatë këtij sezoni dhe pritet të largohet nga Bernabeu në verë.

Courtois pretendon se shokët e ekipit e thërrasin “Golfisti”, më pas ka kritikuar edhe mungesën e dëshirës për të qëndruar me ta.

“Ai ka një talent të madh por është mëkat që talenti i tij nuk shfaqet aq shpesh sa duhet.

“Unë jetoj si dikush që ka lindur e është rritur në Madrid. Unë ha vonë dhe shkoj për të fjetur vonë…kjo është mënyra e jetesës së këtij qyteti.

“Një natë po hanim të gjithë darkë si skuadër, por Bale dhe Kroos nuk u shfaqën. Ata thanë se ishte shumë vonë për të ngrënë.

“E kishim lënë nga ora 9:30 dhe filluam të hanim darkë pas rreth 45 minutave. Nga mesnata po pinim kafen.

“Shkuam për të fjetur rreth orës 1 pasi duhet të stërvitemi që në orën 11 paraditen e nesërme. Mendoj se kjo është koha e duhur, por Bale më tha se nuk do të vinte pasi shtrihej për të fjetur që në orën 11 të darkës.”

Related posts

Franaca fiton Botërorin/ Tifozët “çmenden” pas suksesit të arritur ndaj Kroacisë 

Isa.Autor

SHQIPËRI-ÇEKI/ Në ‘Air Albania’ edhe Ballist Morina

F.autor

ZYRTARE/ Dështimi fatal me Holandën në “EURO 2020”, trajneri De Boer merr vendimin drastik për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment