Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: E pabesueshme, Oto Xhon tregohet egoist dhe i “djeg” golin korçarëve (VIDEO)

Po luhet në Vlorë sfida mes Flamurtari dhe Skënderbeu e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për të kapur zonën e Europës, Flamurtari ndodhet në vendin e 6-të me 30 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e 5-të me 33 pikë.

Ndryshime të shumta në formacionin e të dyja skuadrave, ku spikasin aktivizimet nga minuta e parë e të rinjve, Rrapaj dhe Pëllumbi.

LIVE| FLAMURTARI-SKËNDERBEU 1-0

GOL: Ribaj 64′

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet nga fusha Rrapaj në lojë Sokol Ymeraj.

83′ Skënderbeu gjen golin e barazimit, por një prekje e Oto Xhon në momentin e fundit, nxjerr të pavlefshëm golin e Krasniqit. Egoizmi i sulmuesit afrikan i mohon golin skuadrës korçare.

80′ Pëllumbi nuk arrin të godasë me kokë nga brenda zonës, pas një topi të harkuar nga këndi.

77′ Zëvendësim i tretë te Skënderbeu, largohet Sambou, në lojë Oto Xhon.

76′ Rrapaj provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonë, por ndërhyjnë mbrojtësit e Skënderbeut, që largojnë rrezikun në këndore.

74′ Mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun. Pervan merr një top nga e majta, mundohet ta ulë brenda zonës, por ndërhyjnë në momentin e fundit mbrojtësit e Flamurtarit.

70′ Skënderbeu hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit.

64′ GOOOOL FLAMURTARI 1-0/ Andi Ribaj ndëshkon korçarët. Pas një asist fantastik të Torasës, sulmuesi fierak nuk ka falur me kokë duke mposhtur portierin Dajsisani. 

60′ Ndeshje me ritëm mesatar, mungojnë rastet e rrezikshme në këtë pjesë të dytë.

52′ Mundësi e mirë për Skënderbeut. Pas një harkimi nga e majta, sulmuesi Krasniqi nuk arrin të devijojë dot topin, i cili mund të shndërrohej në një rrezik për Flamurtarin.

46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu kryen 2 zëvendësime. Largohen nga fusha Sibo dhe Muzaka në lojë Toskiç dhe Gripshi.

Related posts

CHAMPIONS/ Gazeta italiane parashikon shortin e Juventusit, Atalantas dhe Napolit

Delo.autor

LARGOHET NGA LIVERPOOL PAS 1 SEZONI/ Shaqiri rikthehet në Milano, ja tek cili klub

Delo.autor

ATMOSFERË SHUMË E MIRË TEK TIRANA/ Osmani ngacmon shokët: Më punë mund ta arrini edhe ju (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment