Futboll Sport

“UNË KAM REVOLUCIONARIZUAR FUTBOLLIN”/ Wanda Nara “driblon” krizën e Icardit

Wanda Nara ndjen se meriton më shumë respekt si agjentja “revolucionare” e bashkëshortit Mauro Icardi, sulmuesit të Interit, por pranon se është tallur nga gratë e lojtarëve të tjerë për këtë rol. 32-vjeçarja është në qendër të vëmendjes, për shkak të mosmarrëveshjes midis sulmuesit argjentinas dhe Interit për rinovimin e kontratës.

Bashkëshortja e ish-kapitenit zikaltër, të cilit iu hoq shiriti së fundi, jep pak shenja për arritjen e një zgjidhjeje të afërt të situatës së krijuar. Megjithëse futbollistët, gjithnjë e më shumë i kërkojnë anëtarët e familjes për t’i përfaqësuar ata, modeli “Nara” është një nga të paktët në këtë sport. Dhe ajo po kërkon më shumë respekt nga mediat dhe tifozët, njësoj si ajo përpiqet të negociojë një kontratë të re për Icardin.

“Kjo është një botë shumë “macho” dhe ajo që po bëj unë, është revolucionare, – tha Nara për “Gente”. – Megjithëse ka shumë të afërm, që i përfaqësojnë futbollistët, roli i femrave në futboll është më tepër i lidhur me qëndrimin në shtëpi, me fëmijët. Kjo është arsyeja pse jam një revolucionare.

Unë kam mikesha, të cilat janë gra futbollistësh dhe shumë prej tyre qeshin me mua. Ato e shohin atë që po bëj aq çuditshëm, por më kanë kërkuar t’i përfaqësoj burrat e tyre, sepse më njohin, e dinë se si veproj dhe si i mbroj interesat e mia. Nuk ka krizë me Mauro, nuk ka pasur asnjë të tillë. Thashethemet që kanë dalë janë fantazi dhe shumë pak lidhen me jetën reale.

 

Jemi vërtet të lumtur së bashku. Është shumë e vështirë të jesh grua në këtë botë “macho”, por ka njerëz që më respektojnë. Disa njerëz kanë bërë gjëra, që të më destabilizojnë. Ata kanë shkuar shumë larg, por Mauro më jep guxim. Ai nuk është tipi “macho”, beson tek unë. Kurrë nuk do të flisja keq për ndonjë të afërm”.

Mes bisedimeve të vazhdueshme për kontratën e re, Icardi ka provuar disa kohë të turbullta, duke u “zhveshur” nga roli i kapitenit të Interit dhe humbur katër ndeshjet e fundit. Ndërkaq, agjentja e argjentinasit nuk shikon lidhje mes mungesës së aktivizimit dhe pasigurisë mbi të ardhmen e tij. Real Madridi dhe Chelsea kanë qenë të lidhur shumë me Icardin, i cili ka shënuar 15 gola në 28 ndeshje për Interin.

Sidoqoftë, Wanda Nara këmbëngul se ato thashetheme janë fabrikuar nga shtypi dhe Icardi nuk ka plane për t’u larguar: “E vërteta është se Mauro ka dy vite të tjera në kontratën e tij me Interin dhe ne jemi super të lumtur këtu. Shumë flitet nëse do të lëvizim apo jo, por ndoshta shtypi është ai, që po e shtyn më shumë”.

Related posts

TRONDITET FAMILJA PERISIC/ Shtëpi në katin e 19-të, por bie pre e grabitjes mijëra eurosh

Delo.autor

“ME DEL PIERON ISHIM DYSHE UNIKE”/ Legjenda Trezeguet: Ju tregoj kujtimin më të bukur dhe 2 pengjet me Juventus

Delo.autor

Guardiola kundërshton Mourinho: Gara për titullin mbetet e hapur…

Q.Autor

Leave a Comment