Futboll Sport

“VAZHDOJ TË KËNAQEM ME…”/ Iniesta: Ai mund të bëjë çfarë të dojë, për aq kohë sa…

Andres Iniesta nuk mund ta paramendojë fundin e shkëlqimit të Lionel Messit. Ai beson se golashënuesi i Barcelonës mund të vazhdojë të dominojë edhe për shumë vite. Argjentinasi ndërkombëtar nuk po tregon shenja ngadalësimi në formën sportive, edhe pse i ka kaluar të 30-at. Përkundrazi, ai është në rrugën e duhur për t’u shpallur sërish “Këpuca e Artë” në Europë.

Messi ka shënuar 33 gola në të gjitha garat me Barcelonën, këtë sezon. Skuadra katalanase po lufton ende në tri fronte. Andres Iniesta e ka parë përparimin e 31-vjeçarit që nga “La Masia” deri në ekipin e parë, pranon se është lojtari më i madh i klubit katalanas, ndonjëherë.

“Unë vazhdoj të kënaqem me lojën e tij, – tha fituesi i Kupës së Botës me Spanjën. – Messi ka qenë dhe mbetet një lojtar i jashtëzakonshëm, që bën dallimin. Ai shënon më shumë gola se çdokush tjetër dhe jep shumë asiste. Leo mund të bëjë çfarë të dojë, për aq kohë sa dëshiron“.

Related posts

LA LIGA/ Sevilla luan një finale, Reali nuk do të ketë “yjet”…

Sadik.Autor

HUMBJA NDAJ WOLFSBURG/ Dy lojtarë mbyllin aventurën me Kukësin

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Hazard do të luajë në kampionatin spanjoll tek skuadra…

Isa.Autor

Leave a Comment