Futboll La Liga Sport

VAZHDON “LUFTA” ME POLEMIKAT/ Pique: Ja strategjia e Real Madridit kur sulmon arbitrat

Vazhdon lufta mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Një histori që nuk ka fund në të gjitha sportet. Dy ditë më parë Barcelona fitoi titullin në basketboll dhe madrilenët u ankuan për arbitrimin. Xherard Pike thotë se kjo histori vazhdon pafundësisht dhe e quan një strategji të ekipit kryeqytetas. Ai foli edhe për barazimin ndaj Lionit dhe shanset që ka skuadra për t’u përmirësuar në të ardhmen.

Reali– “Reali e bën gjithmonë këtë gjë me arbitrat. Në të gjitha sportet vetëm ankohet për disa ndeshje, pastaj shkon të luajë në ‘Vanda Metropolitano’ kundër Atletikos. Aty e ndihmojnë dhe ata e qepin gojën. Është një strategji e pastër dhe duhet të mësohemi me këtë”, tha fillimisht Pike. Veterani i mbrojtjes së Barcelonës foli gjithashtu edhe për barazimin ndaj Lionit dhe shanset për t’u përmirësuar në këtë moment delikat të sezonit. Lioni- “Mendoj se Barcelona ishte më mirë sesa në ndeshjen e fundit në kampionat, edhe pse duhet të bëjmë më shumë. Krijuam shumë raste, por nuk gjetëm dot golin. Megjithatë, largohem i qetë dhe i lumtur në vija të përgjithshme”. Përmirësim- “Kishim pak përmirësim, por mund të ketë akoma më shumë. Është e vërtetë se nuk ishim shumë të saktë në sulm, por kjo gjë nuk më shqetëson. Kemi sulmues që në karrierën e tyre kanë shënuar shumë gola dhe herët apo vonë topi do të ndalet në rrjetë”.

Related posts

SARRI U ZYRTARIZUA TEK JUVENTUS/ Ja kush është trajneri më i paguar në Serie A

Delo.autor

“ARKITEKTI” I SUKSESIT TË AJAXIT NË CHAMPIONS/ Trajneri Ten Hag: Kur bën paraqitje të mira, është…

Delo.autor

BASKETBOLL/ Euroleague, Anadolu Efes nuk ndalet as në shtëpinë e kampionëve

Delo.autor

Leave a Comment