Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ ATLETICOS/ Allegri drejt largimit nga Juventusi, ja kush e zëvendëson

Humbja e djeshme nga Atletiko e Madridit ka “trazuar” shumë situatën në kampin e Juventusit. Në qendër të kritikave pikësëpari është vënë Alegri, i cili me mënyrën si e trajtoi dhe rreshtoi ekipin bëri që humbja të ishte e pashmangshme.

Kështu në Itali dhe jo vetëm, kanë nisur që tani të merren me të ardhmen e stolit bardhezi. Sipas gazetës britanike “Mirror”, flitet se për stolin bardhezi është shumë pranë Zinedin Zidane.

Francezi është duke e monitoruar situatën me shumë imtësi dhe ndaj nuk po merr asnjë hap të mëtejshëm në karrierën e vet duke pritur fundin e sezonit për të kuptuar se çfarë do të ndodh në kampin bardhezi. Një ofertë nga bardhezinjtë, nuk do të refuzohej në asnjë mënyrë nga francezi.

Është edhe Çelsi pranë francezit, e cila ngulmon më tepër me të ardhura dhe kushte më të larta.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ndryshimet në stolin e Juventusit, që nëse nuk kalon në turin tjetër do të jenë të pashmangshme.

Related posts

RRËFEN HISTORINË E TIJ SI FUTBOLLIST/ Robinho zbulon sulmuesin perfekt dhe prapaskenat e karrierës së tij

Delo.autor

37 vjet më pas sërish Real Madrid-Liverpool, në lojë është trofeu i Champions League

Sadik.Autor

KRIZË REZULTATESH/ 7 gola dhe një rekord negativ i pabesueshëm, Bardhi me shokë në historinë e La Liga-s

Delo.autor

Leave a Comment