Gossip

“VIKTIMA” e skandalit në Rio: Më akuzuan për seks të harbuar e orgji, mora oferta për porno e programe seksuale!

“Unë u ngacmova dhe abuzova nga e gjithë bota. Më kanë denigruar. Kam marrë oferta ponografie. U sulmova nga media nëpër të gjithë botën. Ata shkruajtën histori që unë nuk i kam jetuar. Gjithçka sepse jam një femër që bëra seks. Është koha të tregoj kush jam dhe çfarë kam përjetuar”. Është ky rrëfimi tronditës i ish-notares olimpike të Brazil, Ingrid Oliveira, për “UOL Sport”.

Sportistja në disiplinën e hedhjes nga trampolina preferoi të japë versionin e saj të fakteve mbi atë që ndodhi në të vërtetë gjatë Lojrave Olimpike në Rio, ku plasi skandali për shkak se bëri seks me Pedro Goncalves, një tjetër sportist brazilian që garonte në tjetër disiplinë.

Ingrid Oliveira zbulon se nuk është përjashtuar përfundimisht nga Fshati Olimpik, por se që nga ai moment jeta e saj është shndërruar në ferr: “Njerëzit më ndalojnë dhe më pyesin: Ti je Ingrid? Ajo e Olimpiadës? Unë i imagjinoj ata njerëz duke lezuar lajmet që shkruajnë për mua: maratona e seksit të harbuar, orgji, kontroverse. Pastaj, kur ata nuk flasin për të ndenjurat e mia. Shkova nga 90,000 në 250,000 ndjekës në Instagram”.

Pas kaq kohësh, sportistja braziliane ka rrëfyer ngjarjen e asaj nate: “E mora Pedro Gonçalves në dhomën time, por nuk ishte nata para garimit për asnjërin prej nesh, ndaj dhe nuk u përjashtova nga Lojërat Olimpike”.

“Unë u njoha me Pedro në Lojrat e Pan American në Toronto. Kemi kontaktuar vetëm përmes rrjeteve sociale. Gjatë lojrave u takuam dhe nisëm të flasim dhe në fund deshëm diçka më shumë. Përpara ceremonisë hapëse fola me shoqen e dhomës, për të parë nëse mund ta ftoja në dhomë dhe kështu ndodhi”, rrëfeu Oliveira.

“Unë nuk isha e vetmja që bëri këtë gjë, edhe shumë të tjerë kanë vepruar njëlloj gjatë kompeticionit. Duhej të kishit parë sa shumë prezervativë që kanë shpërndarë në Fshatin Olimpik. Bolt mori një vajzë pa akreditim në dhomë ndërkohë që kishte njerëz që përdorën “Tinder” për të flirtuar. Por ato çështje nuk rodhën. Ajo që bëra unë është e gabuar dhe jam e ndërgjegjshme, por u torturova aq shumë sa mendoj se trajtimi që mora nuk ishte i ndershëm”, zbulon notarja.

Related posts

Kush tha që në boks sheh vetëm gjak, grushtat jepen dhe me.. TANGA (FOTO)

Isa.Autor

Tepër SEKSI dhe BOMBASTIKE/ Izabel Goulart çmend rrjetin me shfaqje “HOT”

Isa.Autor

ÇIFTI HERNANDEZ BËHEN PRINDËR/ Dhurata më e bukur e jetës për Chichariton dhe Sarah Kohan (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment