Gossip

WANDA NARA NUK E LEJON TË TAKOJË DJALIN/ Maxi Lopez tifozit: Do të preferosh të vuash për…

Maxi Lopez nga Brazili i ka dërguar një urim të birit Benedicto (Benchu) përmes rrjeteve sociale. Futbollisti nuk mundi dot të përmbajë polemikën e tij kundrejt ish-bashkëshortes dhe mamasë së fëmijëve të tij, Wanda Nara, tashmë përkrah Mauro Icardit.

“Foshnjes që nuk je më, personit më të ëmbël dhe të ndeshëm i të gjithë familjes, që të jep gjithmonë një buzëqeshje dhe një përqafim të fortë kur ke nevojë. Dua që të dish se babi mendon gjithmonë për ty dhe se përtej faktit që nuk na lejojnë më të flasim shumë, do të kemi gjithmonë atë marrëdhënie të bukur dhe të komplikuar sikurse të ishim bashkë. Vazhdo të qeshësh, kështu ndryshon jetën e personave sikurse ke bërë që 7 vite më parë. Të dua Benchu, gëzuar ditëlindjen”, shkroi Maxi Lopez në profilin e tij.

Një ndjekës i tij, e pyeti futbollistin për motivin pse nuk shkonte të përqafonte të birin me rastin e ditëlindjes dhe përgjigja ishte shumë prekëse: “Sepse herën e fundit kur shkova për ditëlindjen e Valentinos, 20 orë udhëtim me avion, 1 muaj më parë, mamaja e tij e mbylli në shtëpi për të mos e parë dhe fëmija ka qarë për një javë. Nuk di nëse do të kesh nodnjëherë fëmijë, por përpara se t’i bësh të vuajnë për një natë, do të preferosh të vuash ti vetë për 1000 vjet”.

Related posts

STEFANO SENSI REALIZOI/ E fejuara poston një FOTO ku shpreh gëzimin

Delo.autor

I MORI BURRIN/ E dashura e Hulk letër prekëse hallës: Asnjë gjethe e vetme nuk bie pa lejen e Zotit!

Delo.autor

Motorë, shpërthime dhe 35.000 pengje/ Ish-ylli i Wrestling duhet të shpëtojë “Upton Park” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment