Futboll Premier League Sport

YLLI I “DJAJVE TË KUQ” SULMON MOUN/ Sanchez: Brenda grupit ekzistonte një gjendje…

Jose Mourinho është shkarkuar gjatë dhjetorit të kaluar pas disa rezultateve të dobëta në fushë dhe problemeve me lojtarët jashtë saj.

Megjithatë, Manchester United e ka marrë veten teksa trajneri i përkohshëm Ole Gunnar Solskjaer ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e fundit.

Një nga lojtarët që nuk ka arritur të shkëlqejë tek United është Alexis Sanchez, dhe ai fajëson trajnerin portugez.

“Mourinho është një nga trajnerët më të mirë në botë, por brenda grupit ekzistonte një gjendje jo e shëndetshme.

“Njëherë ishe në skuadër, ndërsa herën tjetër jo. Lojtarët humbin vetëbesimin kështu. Të gjithë humbëm vetëbesimin.

“Më pas, atmosfera që u krijua nuk ishte e shëndetshme. Kam luajtur futboll që në moshën 5-vjeçare, unë mërzitem po ma hoqe topin nga këmba.”

Related posts

(VIDEO) Milani e mbyll 2017-ën me barazim ndaj Fiorentinas, ende larg objektivit Champions

Q.Autor

I JEP FUND AVENTURËS NË RUMANI/ Mesfushori shqiptar rikthehet në Itali tek…

Delo.autor

Zyrtare, ish-kampioni i botës në UFC tërhiqet nga sporti

Sadik.Autor

Leave a Comment