Futboll Sport

ZGJEDHJE E DETYRUAR/ Trajneri Gega e “kthen në identitet” Atandën

Partizani kryeson renditjen e Superiores, pas javës së 21-të të kampionatit. Java e kaluar punoi tërësisht për të kuqtë, sepse dy ndjekësit më të afërt, Kukësi dhe Teuta, u ndalën. Për pasojë, distanca ka shkuar në tetë pikë, e konsiderueshme, por jo që t’i bëjë 15 herë kampionët e vendit “të flenë mbi dafina”. Tani është kthyer fleta, kanë nisur përgatitjet për sfidën e radhës.

Kalendari i dërgon “demat” në Laç, në një fushë të vështirë, por me kurbinasit në një situatë jo fort pozitive. Synimi është i qartë: marrja e tri pikëve. Natyrisht, duke e pasur njërin sy dhe njërin vesh në Durrës, ku vendi i dytë do të përplaset direkt me vendin e tretë.

Një tjetër “dhuratë” nga qyteti bregdetar, sidomos nëse bëhet fjalë për barazim, apo një tjetër humbje të Kukësit, është i mirëpritur nga Skënder Gega dhe të tijtë. Atmosfera është mjaft pozitive, me përjashtim të problemit të Lum Rexhepit. Mbrojtësi i ardhur në merkaton e dimrit pësoi tërheqje në ndeshjen e fundit, ndaj Kastriotit, të fituar 2-0 në “Selman Stermasi”.

Sipas stafit mjekësor të Partizanit, atij i duhen të paktën 10 ditë kohë për t’u rikuperuar. Kjo do të thotë se nuk luan dot në Laç. Megjithatë, Gega nuk do të vihet në vështirësi. E ka gati zgjidhjen, pa “shpikur” asgjë. Atanda do të tërhiqet mbrapa, në qendër të mbrojtjes, përkrah Belicës, duke e lënë vendin në mesfushë.

Ishte forma mjaft e mirë e Rexhepit, ajo që e spostoi Atandën në mesfushë, ndërsa në transfertën kurbinase, nigeriani do të “kthehet në identitet”. Me mjaft interes po e presin këtë sfidë tifozët e kuq. Ata pritet të jenë të shumtë në numër në këtë transfertë. Natyrisht, si gjithmonë, në ballë do të jenë “Ultras Guerrils”, që po “nuhasin” erën e titullit pas 26 vitesh “agjërim”.

 

Related posts

STATISTIKAT E KOMBËTARES/ Hysaj “mbreti” i minutave dhe Broja golashënues, asnjë penallti e shkaktuar

Delo.autor

VIDEO/ Kristiano Ronaldo e bën rrugë, një tjetër “vepër arti” para derbit me Atletikon

Sadik.Autor

Kagawa drejt rikthimit në Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment