Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Barcelona “u tall” me talentin, kthehet në Austri dhe merr vendim

Yusuf Demir po përgatitet të kthehet te Rapid Vjena.

Mjerisht, sepse lojtari i talentuar 18-vjeçar nuk arriti të konfirmohet te Barcelona, ​​veçanërisht pas shkarkimit të Ronald Koeman.

Në fakt, që nga ardhja e Xavi në stol, anësori ka luajtur vetëm tre ndeshje – një në ligë kundër Espanyolit dhe dy në Champions League kundër Benfica-s dhe Bayern Munichut – dhe klubi Blaugrana e ka bërë të kuptojë që të mos llogarisë në të gjysmën e dytë të sezonit, duke marrë parasysh rikthimin e Dembélé dhe shpërthimin e Abde dhe Jutgla.

Siç raporton Kurier, Demir nuk ka mungesë të ekipeve qe e duan (Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe Eintracht Frankfurt mbi të gjitha) por dëshira e tij është të mbyllë sezonin te Rapid Vjena.

Ne fakt, Barcelona kishte vendosur opsion detyrim blerje po te luante qofte edhe nje tjeter minute por nuk e ka bere per te mos paguar 12 mln euro…

Related posts

Sarri: Në fund të sezonit 4-5 lojtarë të Chelsea do kenë realizuar mbi 10 gola

Isa.Autor

FESTAT E FUNDVITIT/ Neymar dhe Mbappe surprizojnë Tottin për Krishtlindje, ja dhurata e çmuar (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG fitore spektakolare në Manchester, Roma i falet Zaniolos me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment