Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Nantes kërkon 17 milion euro për shitjen e futbollistit, reagon Cardiffi

Drejtori i Cardiff Cityt, Mehmet Dalman, e ka konfirmuar se klubi i tij ende nuk ia ka paguar Nantesit shumën e parave për transferimin e sulmuesit argjentinas, Emiliano Sala, i cili u zhduk disa ditë pasi e kompletoi këtë transferim.

Dje u raportua se klubi francez po ia kërkonte klubit të Premierligës 17 milionë eurot për transferimin e Salas, i cili u zhduk bashkë me aeroplanin dhe pilotin David Ibbotson, më 21 janar.

Aeroplani u gjet në fund të detit, të dielën, dhe një trup është nxjerrë nga rrënojat. Ende nuk dihet nëse trupi është i Salas apo i pilotit.

Për shkak të respektit ndaj familjarëve të Salas, Dalman ka thënë që Cardiffi do ta presë fundin e procesit të kërkimeve para se t’ia paguajë paratë e kërkuara Nantesit.

“E vetmja gjë që mund të them tani, sepse është një rast i ndjeshëm. Mund ta konfirmoj që ajo që po thoni që Cardiffi nuk i ka paguar paratë për transferimin e Salas. Është e vërtetë”, ka thënë Dalman për “L’Equipe”.

“Dhe të jem i sinqertë, nuk dua të them asgjë më shumë për momentin. Arsyeja e parë pse nuk e kemi bërë këtë është se trupi nuk është nxjerrë ende. Duhet ta respektojmë familjen. Është ende shumë herët për të komentuar. Ne do të paguajmë kur të mendojmë që është momenti i duhur. Nuk mendoj se Cardiffi ka thënë se nuk do të paguajmë asnjëherë”, tha drejtori i klubit të Premierligës

Related posts

DEBUTOI ME FITORE TEK LUFTËTARI/ Flet trajneri Marantas: Në janar duam blerje, por…

Delo.autor

NUK ËSHTË SARRI/ Dy trajnerët e vetëm që CR7 i kërkon te Juventus

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Sherr dhe denoncime, por Mezani i habit të gjithë. Dalipi befason Pacultin

Sadik.Autor

Leave a Comment