Champions League Futboll Sport

U HODH SHORTI NË CHAMPIONS/ Inter tabuja e “Pleshtit”, Ronaldo dashuron Atleticon, ja statistikat interesante

Nga 39 klubet me të cilat Lionel Mesi është përballur në Europë, Interi mbetet një nga pesë prej tyre që sulmuesi argjentinas nuk i ka shënuar ende. Ai nuk është përballur kurrë më parë me Dortmundin dhe Sllavian, por numri i këtyre ekipeve do t’i shtohet këtë sezon.

– Kristiano Ronaldo ka shënuar 7 gola në 8 ndeshjet e tij në kompeticionet e UEFA-s kundër Atletikos së Madridit. Portugezi nuk është përballur kurrë me Leverkusenin dhe Lokomotivën në Europë. A do të bëhen gjermanët dhe rusët skuadra e 53-të dhe 54- t në listën e atyre që ai ka ndëshkuar?

– Cërvena Zvezda e mundi Bajernin në gjysmëfinalet e sezonit 1990-91, duke fituar 2-1 në Mynih përpara barazimit 2-2 në shtëpi. Serbët mundën Marsejën me penallti në finale. – Zeniti dhe Lioni u shortuan në Grupin G. Ata u përballën në sezonin 2015-’16 në Champions, me klubin rus që fitoi 3-1 dhe 2-0.

– Atletiko e Madridit mundi Lokomotivën 3-0 në shtëpi dhe 5-1 në transfertë në raundin e 1/8-ave të Ligës së Europës në sezonin 2017-’18. Këto dy ekipe do të përballen sërish në Grupin D këtë sezon.

– Dinamo dhe Atalanta kanë luajtur më parë në kompeticionet e UEFA-s, gati 20 vite më parë në raundin e parë të Kupës UEFA (1990/1991). Ndeshja e parë përfundoi 0- 0 në Bergamo, përpara barazimit 1-1 në Zagreb që kualifikoi italianët falë golit në fushë kundërshtare. Të vetmin gol për Dinamon e shënoi Zvonimir Boban.

– Përballja e Cërvenës në fazën e grupeve me Olimpiakosin do të jetë speciale. Serbët dhe grekët kanë një raport special, me tifozët që janë vëllazëruar. Cërvena ka dy lojtarë që kanë luajtur më parë në Pire, Marinin dhe Ben Nabuhane.

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME/ “Terminatori” Messi dhe “El Pistolero” Suárez janë “mbretërit” e golave

Delo.autor

VLLAZNIA-LAÇI/ “Shkodranët” kërkojnë vazhdimësinë me rezultate pozitive në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NBA/ Harden magjik për Houston, Toronto triumfon pas kohës shtesë

Delo.autor

Leave a Comment