Futboll Premier League Sport

20 VJEÇARI LUAJTI 3 MIQËSORE/ Lojtari i Anglisë fiton çmimin “Talenti Irlandez i Vitit”

Declan Rice pritet të marrë çmimin Talenti Irlandez i Vitit gjatë ditës së diel në “International FAI Awards”, megjithëse ka zgjedhur të përfaqësojë Anglinë.

Çmimi për lojtarin e West Ham është votuar nga pjesëtarët e Shoqatës së Gazetarëve të Irlandës.

Gjatë kohës së votimit, Rice ishte një lojtar i përfaqësueses irlandeze dhe kualifikohej për çmimin e Talentit të Vitit.

20-vjeçari ka luajtur tre miqësore, por zgjodhi ta vazhdonte karrierën te Tre Luanët muajin e kaluar.

FIFA ka konfirmuar javën e kaluar se Rice, i cili ka lindur në Londër me gjyshër irlandezë, ishte i lirë të ndërronte kombëtare.

Për shkak se të gjitha ndeshjet e luajtura ishin miqësore, opsioni për të kaluar tek Anglia mund të shfrytëzohej.

Megjithatë, mesfushori nuk do të jetë në Dublin të dielën për të marrë çmimin.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Nëse CAS nuk shprehet deri më 1 qershor, City në…

Delo.autor

Manchester United, 200 milionë ‎€ për të zgjidhur problemin e yllit të Real Madrid

Sadik.Autor

BEFASON Braçe : Arbitri Koçi u urdhërua të gabojë

Sadik.Autor

Leave a Comment