Gossip

A E KISHE MENDUAR VETEN NUSE SHQIPTARE? Ja si përgjigjet gruaja e Lorik Canës

Lorik Cana mbetet emblema e kombëtares së Shqipërisë. Ish-kapiteni dhe rekordmeni i ndeshjeve me kuqezinjtë e ka vijuar jetën në Tiranë, që prej “pensionimit” si futbollist. Ai është vendosur në kryeqytetin shqiptar bashkë me nusen Monica dhe djalin Boiken. Një familje e lumtur, që rrethohet nga dashuria e të gjithëve, sa herë që përballet me njerëzit.

Në fakt, këtë “përballje” me shqiptarët, bukuroshja italiane e praktikon edhe në rrjetet sociale, ku merr pyetje dhe më pas iu përgjigjet atyre. Bashkëshortja e Lorikut ka aktivizuar të hënën seksionin e pyetjeve dhe të përgjigjeve në Instagramin e saj. Aty kanë vërshuar pyetje në italisht dhe shqip.

Monica, me profesion arkitekte, nuk është kursyer, duke u përgjigjur në të dyja gjuhët. Njëri prej ndjekësve në këtë rrjet social e ka pyetur atë, nëse e kishte menduar veten ndonjëherë nuse shqiptare. Monica është përgjigjur në shqip: “Një nuse është e njëjtë në të gjitha kombësitë”.

Related posts

PUNËTORI I PSG “ÇMEND” NEYMAR/ Ja çfarë i thotë brazilianit (VIDEO)

F.autor

MË PROVOKUESE SE KURRË/ Wanda Nara si një divë, ngjan me Jennifer Lopez (FOTO)

Delo.autor

DËSHTAKU I INTER SHKËLQEN JASHTË FUSHAVE/ Gabigol i rikthehet lidhjes me motrën e Neymar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment