Futboll La Liga Sport

REVOLUCION NË PORTËN E “LOS BLANCOS”/ Zbulohet idea e “çmendur” e Zidane për merkaton e verës, ja emrat e bujshëm

Kthimi i Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit mund të trazojë merkaton e “Los Blancos”, por edhe më gjerë. Në verë, klubi mbretëror madrilen mund ta “revolucionarizojë” ekipin, duke filluar nga porta. Siç raportohet nga “The Sun”, në fakt, Manchester United dhe Real Madrid po mendojnë për një shkëmbim të zjarrtë të portierëve, me Courtois drejt “Djajve të Kuq” dhe De Gea te Merengues.

Tabloidi i njohur anglez thekson qëllimin e klubit mbretëror madrilen për të sjellë portierin spanjoll në “Santiago Bernabeu”, duke vënë ish-portierin e Chelsea “në pjatë”, si pjesë të operacionit. Courtois është 26 vjeç dhe dëshiron të qëndrojë te Real Madridi, pas mbërritjes aty verën e kaluar në Blues. Nëse nuk do të ishte e mundur kjo, belgu do të preferonte të provojë një përvojë në Francë, duke mbrojtur portën e PSG.

Me rikthimin e Zidane, Courtois mbeti në stol në ndeshjen e La Liga-s kundër Celta Vigo dhe mund ta ketë humbur vendin e titullarit, edhe pse trajneri francez tha se zgjedhja e Keylor Navas nuk ishte një refuzim për ish-portierin e Chelsea. Courtois, megjithatë, mori disa kritika nga tifozët e Madridit, sidomos pas eliminimit në Ligën e Kampionëve kundër Ajax-it dhe mund të largohet nga Spanja pas vetëm një sezoni. De Gea është emri i parë në listën e Real Madridit për të qenë portier titullar në sezonin e ardhshëm dhe “Los Blancos” janë të etur për shërbimet e tij, duke ofruar Courtois.

Related posts

PREMIER/ Brighton shtang Liverpool-in në Anfield, debutim ëndrrash për Lingard me West Ham

Delo.autor

MESFUSHORI NUK DO TË VIJË VETËM NË “OLD TRAFORD”/ Van De Beek i dashuruar me vajzën e legjendës së Arsenalit (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI NË SHQIPËRI/ Melo për mediat braziliane: Përgëzon qeverinë shqiptare dhe zbulon datën e rifillimit të Superiores!

Delo.autor

Leave a Comment