Futboll Kategoria Superiore Sport

AKUZA TË RËNDA NDAJ GJYQTARIT SOKOLI / Klubi i Tiranës: Provokoi me shprehje raciste, kërkojmë përjashtimin nga…

Klubi i futbollit të Tiranës ka dalë me një reagim pas ngjarjeve të ndodhura në takimin me Kastriotin. Klubi nga kryeqyteti kërkon përjashtimin e gjyqtarit Olsi Sokoli nga aktiviteti, madje e akuzon këtë të fundit se ka përdorur shprehje raciste. Më poshtë deklarata e plotë:

REAGIM

“Klubi i Futbollit Tirana denon ashper gjykimin skandaloz ne ndeshjen Kastrioti – Tirana. Pergjate 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje ne rezultatin final te ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e me tej ka demtuar skuadren me vendimet arbitrare.

KF Tirana nuk eshte nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur per te ndjekur reagimet e te gjithe aktoreve dhe faktoreve brenda e jashte fushave te lojes si dhe analizuar pamjet filmike per gjithcka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetem, pa degjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kerkuar te marre vendime te drejta, teresisht te ndryshme nga cfare ai ka vendosur.

Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranes dhe stafin teknik, jane nje tjeter argument qe bejne klubin te kerkoje nje denim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit. KF Tirana kerkon perjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli per nje gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe perdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranes.

Gjithashtu ftojme publikisht Shoqaten e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunes qe ne kete rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu.”

Related posts

FURNIZON SULMIN ME GOLA/ Mesfushori Calhanoglu “xholi” i Inzaghit, gati të ndriçojë Inter-in

Delo.autor

E BUJSHME/ Ylli i Juventus mbyll sezonin dhe rrezikon Champions

Delo.autor

E BUJSHME/ Ja DETAJET e kontratës së Higuainit tek Milani, ZBULONI kur DEBUTON sulmuesi

Isa.Autor

Leave a Comment