Futboll Seria A Sport

PREZANTOI PROJEKTIN E RI TË BIZNESIT/ Ronaldo: Ne duam t’i ndihmojmë spanjollët dhe të…

Cristiano Ronaldo përbën gjithmonë lajm, qoftë për shfaqjet e tij në fushat e blerta, ashtu edhe për lëvizjet e tij jashtë saj. Ylli portugez prezantoi projektin e tij të ri të biznesit: Insparya, një klinikë transplantimi flokësh, që do të hapë dyert në Madrid, të mërkurën e ardhshme.

Ky projekt biznesi ka 10 klinika të shpërndara në territorin e Portugalisë, por Cristiano planifikon një zgjerim global. Pasi ky biznes të hapet në Madrid, CR7 pret që kryhen rreth 450 operacione të tilla çdo muaj, në 18 dhoma të ndryshme operative.

Deri më tani, klinika në Portugali ka bërë më shumë se 35.000 transplantime, në një dekadë pune. Në të njëjtën ditë, kur UEFA ka njoftuar se do të hetojë gjestin e tij, duke imituar Simeone, CR7 ka folur në hapjen e qendrës së tij të re të biznesit.

Ky është një projekt i ndryshëm dhe i veçantë. Rënia e flokëve është një problem shumë i madh dhe ne duam të ndihmojmë vetëvlerësimin e njerëzve, pasi të gjithë duan të kujdesen për imazhin e tyre. Unë jam një shembull i kësaj, edhe pse mendoj se nuk do ta kem këtë problem”, – tha portugezi.

Ronaldo, gjithashtu, foli për ngritjen e biznesit të tij në kryeqytetin spanjoll: E pashë konceptin e klinikës dhe kam dashur të investoj, sepse kam një vizion të ndryshëm për biznesin, si hotelet, markën time… Ky projekt do të jetë një sukses, ne duam t’i ndihmojmë spanjollët dhe ekonominë e këtij vendi“.

Këto fjalë vijnë pothuajse dy muaj pasi Cristiano Ronaldo u gjykua për mashtrim fiskal në shumën e 5.7 milionë eurove midis viteve 2010 dhe 2014, kohën në të cilën jetoi në Spanjë. Dënimi që ka marrë është ekonomik (do të duhet të paguajë 18.8 milionë euro në Thesarin Spanjoll), duke e kompensuar financiarisht edhe dënimin me 23 muaj, që vendimi i gjykatës diktonte.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Karabag niset drejt Shqipërisë, ANSI Agolli bën veprimin e papritur (VIDEO)

Isa.Autor

KROACI-SPANJË NDIZET PA STARTUAR ENDE/ Futbollisti i kroatëve thyen rekordin e Wayne Rooney

Delo.autor

SPECIALE/ Kombëtarja “kuqezi”, trampolinë dhe reklamë e futbollistëve të kampionatit shqiptar

Sadik.Autor

Leave a Comment