Futboll Seria A Sport

ALLEGRI KONFIRMON CR7/ Kthjellon të ardhmen dhe shpjegon “ARRATISJEN VIRALE”

Trajneri i Juventusit doli në konferencë për shtyp, në prag të transfertës së nxehtë me Napolit. Masimilliano Allegri dha “kushtrimin” për të tijtë, duke nënvizuar: Ne duhet të jemi gati, në “San Paolo” ndeshjet nuk përfundojnë kurrë“.

Një lajm i mirë për bardhezinjtë është se në këtë transfertë do të jetë edhe Cristiano Ronaldon. Allegri konfirmon rikthimin e plotë të kampionit portugez dhe praninë e tij nga minuta e parë, nesër mbrëma, kundër Napolit: “Ronaldo është mirë dhe do të luajë”. Normal, është një ndeshje që vlen titullin dhe trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk e fsheh këtë: “Nesër do të luajmë dy të tretat e titullit, është një çështje matematike“. 

Ky titull do të jetë i pesti i Allegrit në Torino, por renditja nuk mjafton për të shmangur polemikat dhe thashethemet për “divorcin” e tij të mundshëm nga Juventusi, që shpërthyen këtë javë, sidomos pasi trajneri mbylli të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale: Ky nuk është ndonjë problem… I mbylla, sepse shkruaja në to vetëm nga një mesazh pas ndeshjeve. Unë kurrë nuk kam qenë ndjekës i madh i rrjeteve sociale. Siç kam hyrë në to, edhe dola. Të gjitha këto thashetheme më befasuan. Nëse dikush nuk mund të llogarisë, po i them se ka filluar numërimi nga kthimi me Atletico Madrid. Edhe 10 ditë mungojnë. Duhet të kthehemi në normalitet”.

Nuk mund të mungonte pyetja edhe mbi të ardhmen e trajnerit të Juventusit. Allegri i referohet takimit të ardhshëm me presidentin Agnelli: Diskutimi për të ardhmen është shumë i thjeshtë. E takoj shpesh presidentin. Tani na pret një ndeshje e fortë nesër, pastaj Udinese dhe kthimi me Atletico Madrid. Pas tyre, do të shohim njëri-tjetrin në sy, do të flasim se si po shkojnë gjërat dhe mbi të ardhmen, por pa probleme. Ne do t’i analizojmë të gjitha dhe pastaj do të marrim vendime. Jam i lidhur me Juventusin, për katër vite kemi dhënë dhe marrë kënaqësi të mëdha. Edhe tani po e udhëheqim kampionatin dhe jemi ende në Ligën e Kampionëve“.

Related posts

Performancat e mira këtë sezon, Kukësi rinovon me “yllin” e skuadrës

Sadik.Autor

DUAN TITULLIN/ MILANI në ndjekje të SUPER mesfushorit argjentinas, kushton…

Isa.Autor

18-VJEÇARI PO SHKËLQEN ME PORTUGALINË/ Manchester City gati të paguajë 70 milionë euro për talentin…

Delo.autor

Leave a Comment