Futboll Premier League Sport

BARAZIM NË “STAMFORD BRIDGE”/ Hazard shpëton Chelsean me një magji në minutën e fundit

Chelsea, pas dy fitoresh të njëpasnjëshme në kampionat, ka marrë një barazim befasues 1-1 në shtëpi kundër Wolves-it.

Skuadra e ngjitur këtë vit nga Championship-i në Premier League po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe ndodhet në vendin e 7-të të renditjes, 13 pikë larg vendit të gjashtë që mbahet pikërisht nga “Blutë”.

Ekipi i Maurizio Sarri-t, që ka grumbulluar 57 pikë pas 29 javëve kampionat, ka shpërdoruar një rast të artë për t’u ngjitur në vendin e katërt dhe për të shkuar vetëm dy pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Tottenham, i mundur dje në fushën e Southampton.

Kanë qenë miqtë që kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 56-të me Raul Jimenez, golashënuesi më i mirë i ekipit të tij në këtë sezon të Premier League me 12 realizime deri tani. Kur mendohej se londinezët do të largoheshin nga “Stamford Bridge” pa pikë, ka ardhur një magji e Eden Hazard në minutën e 92-të që ka fiksuar shifrat në 1-1. 13 gola për belgun në këtë kampionat.

Related posts

Prenga sfidon këdo: Tirana dhe çdo ekip tjetër s’kanë çfarë kërkojnë në Laç

Isa.Autor

E FUNDIT/ Barcelona zyrtarizon shitjen e yllit: Faleminderit për gjithçka!

Delo.autor

PLAS TEK PSG PAS FINALES SË SUPERKUPËS/ Mbappe largon Neymar nga festa e ekipit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment