Futboll Seria A Sport

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Të besuarit e Spallettit marrin tre pikë të arta, ja dy shqetësimet e mëdha

Inter fiton 2-0 ndaj Spal dhe merr tre pikë të arta para derbit me Milanin, duke ruajtur distancën prej 1 pike. Politano dhe Gagliardini përcaktuan rezultatin me golat e tyre në pjesën e dytë.

Inter e nisi ndeshjen me shumë risi në formacion. Asamoah u hodh në fushë si sulmues krahu, në vend të Perisic. Një ndeshje pa shumë raste dhe lojë e luftuar në mesfushë, gjithsesi në minutën e 31’-të zikaltrit gjejnë golin e avantazhit me Lautaro Martinez, gjithsesi shifrat mbeten 0-0 sepse argjentinasi e preku topin me dorë para se ta ulë, dhe VAR nuk fal.

Fraksioni i parë mbyllet me dy dëmtime: Marcelo Borzovic ndjen dhimbje në kofshë dhe lë menjëherë fushë. Për të ende nuk ka dalë një buletin zyrtar. Ndërsa Miranda është transportuar për në spital, pasi pësoi një goditje në hundë dhe dyshohet se ka pësuar një frakturë.

Kthesa e madhe erdhi në 45 minutat e dyta, pas disa përpjekjeve Inter gjen golin e avantazhit në minutën e 68’-të me anë të Matteo Politano, i cili godet saktë me të majtën e tij nga brenda zone. 9 minuta më vonë ishte Gagliardini që shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për zikaltrit, që arritën ti menaxhojnë si duhet minutat në vijim.

Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 54 pikëve, 1 më pak se Milan dhe 6 më shumë se Roma, që luan nesër ndaj Empolit.

Related posts

ISH-YLLI I “KUQEZINJVE”/ Shevchenko për 21-vjeçarin e Milanit: Nuk e ka treguar akoma të gjithë…

Delo.autor

Tite kundër VAR: Brazili nuk do mëshirë…

Sadik.Autor

EURO 2020: Rodrigo i papërmbajtshëm, ndëshkon Ishujt Faroe. Ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment