Futboll Shqipëri Sport

BARAZIMI NË DERBI/ Tirana humbi 40 milionë lekë

“Fitoni me Partizanin dhe keni në dispozicion 40 milionë lekë të vjetër premio. Do ta shpërndajmë menjëherë pas ndeshjes”. Kështu mësohet t’u ketë thënë futbollistëve të Tiranës një ditë para sfidës me të kuqtë presidenti Refik Halili. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klub se vendimi për këtë superpremio ishte marrë prej ditësh, por për t’i karikuar edhe më tepër lojtarët, kreu i bardhebluve mendoi t’u tregonte shifrën vetëm 24 orë para ndeshjes

 

Megjithatë, pavarësisht lojës së mirë kundër Partizanit, sërish 24 herë kampionët e vendit nuk ia dolën të fitojnë ndaj rivalit të përjetshëm. 16 ndeshje radhazi pa një fitore janë shumë për një klub si Tirana, që po vuan gjithnjë e më tepër mungesën e suksesit në derbi. Ndërkohë, edhe pse nuk fituan, mësohet se lojtarët bardheblu do të kenë një shpërblim për barazimin. Ende nuk dihet shifra, por natyrisht nuk pritet të jetë më tepër se 10 milionë lekë në total.

Related posts

NJË FITORE E VËSHTIRË/ “Kuqezinjtë” mposhtin Sassuolon dhe futen në zonën Champions

Delo.autor

Arsenal-City, në “Wembley” luhet finalja e Kupës së Ligës

Q.Autor

Ideja gjeniale e Milanit për sulmin vjen nga kampionati francez

Sadik.Autor

Leave a Comment