Futboll Premier League Sport

BËN PLANIN PLANIN PËR “POKER”/ Ja 15 “betejat” e Guardiolës për të shkruar historinë (FOTO)

Deri në këtë fazë të sezonit Guardiola ka të sigurt 11 ndeshje me Manchester City, 8 prej të cilave në Premier League, 2 në çerekfinalet e Champions League dhe 1 në gjysmëfinalen e FA Cup.

Gjithsesi nëse avancojnë lista e ndeshjeve mund të zgjatet për skuadrën e Pep Guardiola që deri tani ka siguruar një trofe, atë të Carabao Cup.

“Ne do të luajmë ndeshjet që kemi në dispozicion tani. Më pas, nëse e meritojmë, ndoshta do të luajmë 12 ndeshje, ose mund të jenë 13, 14 apo edhe 15, por gjithmonë nëse e meritojmë”, tha Guardiola në prag sfidën me Fulham.

Një sfidë historike!

Vetëm Chelsea dhe Manchester Untited kanë arritur të fitojnë dy Premier League radhazi në të gjithë historinë e këtij kampionati. Ndërsa “Djajtë” e Sir Alex Ferguson janë të vetmit që kanë fituar një tripletë në Angli, kështu që Manchester City është në rrugën për të shkruar historinë këtë sezon.

Lajmi i mirë për trajnerin spanjoll është rikthimi i De Bruyne, Fernandinho, Mendy dhe Stones, të cilët kanë qenë të dëmtuar. Vetë Guardiola deklaroi se do t’i marrin ndeshjet një nga një.

Trofetë e synuar:

Në Premier League ka 8 sfida për të ruajtur titullin kampion dhe për të mposhtur konkurrencën e Liverpool këtë sezon. Ndeshjet më të vështira janë ato ndaj Tottenham, Manchester United dhe Leicester.

Në FA Cup do të përballet me Brighton dhe nëse kalon do ketë shansin për të fituar trofeun e dytë në finale ndaj fituesit të ndeshjes Watford-Wolves.

Në Champions League rruga është më e gjatë sepse fillimisht duhet të kalojnë çerekfinalen ndaj Tottenham dhe nëse kalojnë këtë fazë do të kenë edhe tre ndeshje të tjera, dy në gjysmëfinale dhe një në finale, gjithmonë nëse kualifikohen.

Related posts

E RRALLË/ Pepe Guardiola, siç nuk e keni parë kurrë (VIDEO)

Isa.Autor

REFUZON RINOVIMIN ME REALIN/ Ja destinacioni i Modric duke nisur nga sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Mbrojtësi i KOMBËTARES i kënaqur: Të arrijmë kualifikimin përmes Ligës së Kombeve. Izraeli? Në fushë për…

Isa.Autor

Leave a Comment