Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Pogba bëhet “galaktiku” i parë që transferohet në verë tek…

Paul Pogba mund të jetë galaktiku i parë që do i bashkohet Real Madridit në merkaton e verës. Në fakt nuk është hera e parë që francezi lidhet ngushtë me kalimin në Madrid, teksa në vitin 2016 Reali ishte pranë firmës me mesfushorin, por vlera prej mbi 100 milionë euro e kërkuar nga Juventus, për klubin spanjoll ishte më e lartë se sa ishte vlera e tregut, për këtë Manchester United e pati rrugën e hapur me ofertën prej 114 milionë euro.

Gjithsesi kohët kanë ndryshuar dhe marrëdhënia e krisur mes drejtuesve të Realit dhe agjentit, Mino Raiola ka ndryshuar. Mes klubit dhe agjentit është vendosur paqja dhe janë realizuar dy telefonata së fundi, sipas burimeve të sigurta të “Marca”.

Agjenti ka vënë në dijeni klubin spanjoll se vetë Pogba dëshiron të kalojë në “Bernabeu” dhe tani i takon atyre të bëjnë hapin e radhës. Francezi kërkon që të jetë në një klub elitar, duke qenë se United nuk është aty ku duhet dhe koha nuk premton.

Ndërkohë klubi anglez këtë sezon përballet me një borxh prej 300 milionë euro. Ky borxh në fakt është “fatura” e lënë pas nga Jose Mourinho, i cili i shpenzoi klubit plot 500 milionë euro.

Për këtë, “Djajtë” kërkojnë që të rregullojnë bilancin për sezonin e ardhshëm dhe paga prej 14 milionë euro e Pogba është problem për ta, por jo për Real Madridin, që tashmë e konsiderojnë 26-vjeçarin një galaktik që mund të sigurojë të ardhura të larta për klubin falë profilit mediatik dhe marketingut që ai ka krijuar në industrinë e futbollit.

Related posts

DILEMA ËSHTË SHUMË E MADHE/ Kontratë me UEFA-n për të drejtat televizive, ja përse hesht PSG-ja…

Delo.autor

U SHKARKUA NJË MUAJ MË PARË/ Klubi italian gati ta rikthejë në stolin e skaudrës…

Delo.autor

NJË GOL QË DO TË MBETET HISTORIKE ME SPANJËN/ Albasete nderon Iniestën, ja surpriza e madhe

Delo.autor

Leave a Comment