Champions League Futboll Sport

“BESOJMË TEK KUALIFIKIMI KUNDËR TOTENHEMIT”/ Rojs ndez sfidën

Marko Rojs beson ende te një kualifikim në fazën tjetër të Champions-it. Kapiteni i verdhezinjve që u rikthye në ndeshjen me Augsburgun pas një mungese katërjavore, tani është gati të luajë nga minuta e parë.

“Në këtë stadium janë luajtur disa ndeshje që kanë hyrë në histori. Mendoj se jemi në gjendje për të bërë të pamundurën”, tha kapiteni. “Kryesorja është të besojmë se mund t’ia dalim. Duhet të shënojmë në momentin e duhur, në mënyrë që të mbetemi në lojë për kualifikimin”. Borusia e Dortmundit është mundur në ndeshjen e parë ndaj Totenhemit në Angli me rezultatin 3-0. Ndërkohë, kapiteni foli edhe për humbjen në Augsburg. “Ishte një ndeshje e çuditshme, kemi falur shumë pikë në kampionat. Kjo ka bërë që Bajerni të rikuperojë ndaj nesh. Gjithsesi, besoj se skuadra do të dijë të reagojë, duke filluar nga ndeshja e radhës. Por tani le të fokusohemi në ndeshjen me Totenhemin përballë tifozëve tanë”, përfundoi Marko Rojs.

Related posts

Mirabelli i mbyll derën Inter-it: Mund të largohet, por nuk do të shkojë tek…

Sadik.Autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Reali shpëton nga Jovic, klubi gjerman sfidon Milanin e Arsenalin

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ Liverpool tenton t’i “rrëmbejë” talentin që nuk pranon rinovimin

Delo.autor

Leave a Comment