Futboll Shqipëri Sport

E JOSH GREQIA/ Ja arsyet pse Durmishaj shkon drejt helenëve

Brenda javës do për fundojmë të gjithë dokumentet që Fiorin Durmishaj të luajë për kombëtaren greke”, kjo ishte bomba që lëshoi trajneri i Greqisë në një nga emisionet greke. Angelos Anastasiades bëri me dije se stafi i federatës helene po përfundon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që bomberi 21-vjeçar të përfaqësojë helenët në vijim.

Lajmi – Durmishaj është një nga sulmuesit më të mirë të momentit në Greqi dhe kjo ka bërë që në shtetin fqinj të vihet në lëvizje e gjithë “makineria shtetërore dhe sportive”. “Kam ndjekur shumë herë ndeshjet e Panioniosit në vazhdimësi dhe me lejen e klubit, me pranimin e futbollistit dhe në kontakt me menaxherin, kemi mundësuar që Durmishaj të na përfaqësojë në vijim. Ai ka luajtur me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, por është i lindur në Athinë dhe ka pasaportën greke”, deklaroi trajneri Angelos Anastasiades.

“Panorama Sport” ka tentuar që të kontaktojë edhe me vetë sulmuesin Durmishaj, por ai nuk është përgjigjur rreth situatës së krijuar për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Një humbje e tillë e madhe për Kombëtaren shqiptare dhe të ardhmen e futbollit kuqezi ka disa prapaskena.

Prapaskenat – Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe prapaskenat dhe ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me sulmuesin e Panioniosit. Së pari, Durmishaj është një nga sulmuesit më të mirë të momentit në Greqi, kombëtarja e së cilës vuan mungesën e një lojtari të tillë. Me përjashtim të Mitroglu, nuk ka një të dytë. Së dyti, kjo ka bërë që familja së tij, e cila është një familje emigrantësh në Greqi dhe të ardhurat e saj janë jo pak të varura edhe nga karriera e sulmuesit, të ndikohet nga presioni rreth të ardhmes së Durmishaj

Related posts

SKANDAL/ Ish-lojtari i Gjermanisë në telashe, i’u gjetën 30 foto të fëmijëve të abuzuar seksualisht

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Vidal, Brozovic ndëshkon Sheriff Tiraspol me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Dështimi i Mercedes vjen për shkak të vajit të motorit

Sadik.Autor

Leave a Comment