Gossip

BIEN KËMBANAT E DASMËS/ ja si i propozon David Luiz të dashurës për martesë (VIDEO)

Mbrojtësi brazilian i Chelsea, David Luiz, i propozoi të dashurës së tij, Sara Madeira, në një shfaqje ekstravagante me fishekzjarre dhe drita.

31-vjeçari u takua për herë të parë me dentisten portugeze gjatë kohës që luante te Benfica, që “adoleshent”. Ai u ul në gju për t’i kërkuar Madeira që të martohej me të. Dhe ajo i tha “po”.

Ky moment u shpërnda në Instagram përmes një videoje, që u titullua: “Ne dëgjojmë këmbanat e dasmës, David Luiz i propozoi të dashurës në stilin më emfatik të mundshëm. Urime djalosh!”

Pak orë pas kësaj surprise, Luiz u fotografua duke ndjekur skuadrën e femrave të Chelsea në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, PSG. Ylli i “Blues” pati mundësinë të festonte këtë javë me të fejuarën e tij, 28 vjeçe, pasi mbeti jashtë kombëtares së Brazilit për miqësoret kundër Panamasë dhe Çekisë.

Në vitin 2015, David Luiz u bë pjesë e thashethemeve se ishte i virgjër dhe ishte duke pritur derisa të martohej, që të bënte seks për herë të pare, për shkak të besimit të tij të devotshëm si kristian.

Mirëpo, braziliani i hodhi poshtë këto raporte mediatike në atë kohë, duke zbuluar se, edhe pse ka qenë në lidhje me Madeira për disa vite, ka pasur marrëdhënie të shumëfishta. Ai i tha një emisioni të BBC: Njerëzit po thonë gjëra kudo, ngrenë dyshime nëse jam i virgjër apo jo. Po ju them se nuk jam i virgjër, kam pasur më shumë se një të dashur në jetën time“.

Related posts

Fansja e zjarrtë e David Beckham, i tregon gjoksin në mes të rrugës (FOTO)

Isa.Autor

KALUAN KARANTINËN SË BASHKU/ Ja bukuroshja që ka “çmendur” sulmuesin e Manchester City-t (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

YLLI I ARSENALIT I JEP FUND BEQARISË/ Ozil fejohet me aktoren e famshme (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment