Futboll Sport

ÇFARË KA BËRË GABIM SHAQIRI? Klopp po e trajton padrejtësisht

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Steven Nicol, beson se Xherdan Shaqiri po trajtohet padrejtësisht nga trajneri Jurgen Klopp, duke e konsideruar të gabuar vendimin që të mos luajë në ndeshjet e fundit 27-vjeçari.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në derbin e Liverpoolit kundër Evertonit në stadiumin “Goodison Park”, duke barazuar 0-0.

Kështu, titulli tani është në duar të Manchester Cityt, që ka një pikë më shumë se “Redsat”, 71 me 70.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi që Shaqiri kishte mbetur në stol për Liverpoolin.

Në këtë ndeshje, nuk luajti asnjë minutë Xherdan Shaqiri, para të cilit në lojë u futën Firminho, Milner dhe Lallana.

Shaqiri i ka bërë 21 paraqitje në Premierligë këtë sezon, mirëpo ai ka luajtur mesatarisht 48 minuta për ndeshje, pasi Klopp preferon ta aktivizojë atë nga stoli.

Por, së fundi Klopp nuk po e aktivizon fare në lojë 27-vjeçarin.

“Do të doja shumë ta dija se çfarë ka bërë Shaqiri gabim. Nuk mund ta besoj se Origi ishte titullar, nuk mund ta besoj që Origi luajti titullar në krah dhe nuk mund ta besoj që pasi e kritikoi, e futi Lallanan para Shaqirit”, ka thënë Nicol.

“Jam vërtet i hutuar nga kjo gjë. Çfarë mund të ketë bërë ai gabim? Mendoj se duhet ta kishte futur në lojë Shaqirin më herët kundër Manchester Unitedit, por ai e futi Daniel Sturridgen. Nuk kam ide se çfarë ka bërë gabim Shaqiri sepse sa herë që ai hyn në lojë, ai ndryshon diçka. Ai ose ka shënuar gola, ose ka krijuar raste për bashkëlojtarët. Ai i jep më shumë energji skuadrës dhe tregon shumë entuziazëm kur hyn në lojë”, përfundoi ish-futbollisti i Liverpoolit.

Related posts

SONTE LUHET “EL CLASICO” E 239-TË/ 100 ditë më vonë, Reali është zgjuar e do hakmarrje. Suarez një makth për…

Delo.autor

100% NEGATIV PËR ZIKALTËRIT/ Asnjë goditje në portë për 90 minuta, ndeshja më e keqe sezonale për…

Isa.Autor

PAS DËSHTIMIT/ Tifozët futen në shtëpinë e Valverdes, i lënë këtë shënim

F.autor

Leave a Comment