Futboll La Liga Sport

DEKLARATA E ISH-LOJTARIT TË BARCELONËS/ Rivaldo: 280 milionë për Mbappe? Asnjë lojtar në botë nuk…

Ish-futbollisti i Barcelonës, kampion bote me Brazilin, Rivaldo, ka thënë fjalën e tij mbi inflacionin e çmimeve në tregun e futbollit. Ai është ndalur edhe te Messi dhe bashkimi i mundshëm i Hazard me Real Madridin:

Këto ditë kam lexuar në shtypin francez se transferimi i Mbappé te Real Madridi mund të kushtojë 280 milionë euro. Një shumë e tillë për një futbollist është ekzagjerim. Për mua, as Messi, as Cristiano Ronaldo dhe as Neymar nuk vlejnë 280 milionë. Unë nuk dyshoj mbi talentin e Mbappé si futbollist, vetëm them se nuk ka asnjë lojtar në botë, që e justifikon një investim të tillë”.

Ai vetë ishte një nga transferimet më të shtrenjta në histori, në atë kohë, kur erdhi te Barça nga Dépor për 24 milionë euro: Jam i sigurt se asnjë lojtar nuk mendon se kushton kaq shumë. Nëse blihesh për shuma të tilla stratosferike, do ta vuash çmimin në çdo ndeshje, për shkak të presionit nga klubi, shtypi, tifozët. Kjo nuk të lejon të japësh më të mirën. Çmimi i lartë i shitjes apo blerjes është gjithmonë një presion mbi shpatullat tuaja“.

Lidhur me lajmet e merkatos, Rivaldo foli edhe për Hazard, për të cilin thotë se do të jetë një goditje e madhe e Real Madridit, jo vetëm sepse “Ai është një yll, por edhe një lider”: A keni parë atë që bëri me Belgjikën në Kupën e Botës? E pra, ai e përsërit atë çdo ndeshje te Chelsea dhe jam i sigurt se do të shkëlqente në këtë rol edhe te Real Madridi. Do të ishte i rëndësishëm për tranzicionin e epokës së pas Cristiano Ronaldos“.

Messi ishte një tjetër temë, ku Rivaldo u ndal, veçanërisht në aspektin e paraqitjes së tij të fundit me ekipin kombëtar: Ai bëri mirë që u rikthye tek Argjentina. Messi është i zgjuar dhe merr vendime të pjekura. Personalisht, nuk do të doja që Messi të shfaqej me Argjentinën vetëm në fazat e fundit të turneve të mëdhenj. Është një pjesë tepër e rëndësishme e kombëtares dhe ndihmon në kohezionin e grupit”.

Related posts

“NE DUHET TË BASHKËJETOJMË ME KËTË”/ Ylli i tenisit analizon: Messi nuk i ka askujt “borxh” në…

Delo.autor

Sarri rrezikon të mbetet pa skuadër, shkak bëhet ish-trajneri i njohur

Sadik.Autor

Rezultatet e dobëta, Cristiano Ronaldo ‘tërbohet’ me blerjet e reja

Q.Autor

Leave a Comment