Futboll Kategoria Superiore Sport

“DEMAT” DREJT TITULLIT KAMPION/ Rama: Gjici të mos viktimizohet, tifozëria e Partizanit është më…

Partizani po shkon drejt titullit kampion, megjithatë në kampin e kuq largojnë euforinë dhe mundohen të qëndrojnë me këmbë në tokë. Barazimi ndaj Kukësit në “Loro Boriçi” 1-1 i afron më shumë kryeqytetasit me triumfin e sezonit, megjithatë presidenti i verilindorëve, Safet Gjici, ka folur pas ndeshjes dhe ka akuzuar të kuqtë. Drejtori i “demave”, Olsi Rama, ka folur në lidhje me fjalët e Gjicit në një intervistë për “Panorama Sport”.

Zyrtari i kuq fillimisht u ndal te zhvendosja e takimit në Shkodër. “Ndeshja e së premtes duhet të ishte tabloja më e bukur e Superiores, duhet të ishte shembulli i garës për ata që aspirojnë të luftojnë për kreun, për ndjekësit e rregullt, si dhe për ata që dëshirojnë t’u rikthehen shkallëve të stadiumeve. Fatkeqësisht ndeshja më e rëndësishme e kampionatit u “syrgjynos” në Shkodër, me qëllimin e qartë për të mbajtur larg ata për të cilët futbolli luhet, sportdashësit. Dua t’i kujtoj presidentit Gjici që edhe ne paguajmë çdo javë kur luajmë në shtëpi, 500,000 lekë të reja, por objektiv kemi që spektaklin e fushës t’ua dhurojmë spektatorëve dhe jo shkallëve bosh”.

I pyetur në lidhje me ofendimet në kor të tifozerisë së kuqe ndaj Partizanit, ai i kërkon falje presidentit Gjici, por i kujton që të kuqtë kanë tifozerinë më të mirë në Shqipëri. “Jam kundër ofendimeve ndaj çdo presidenti klubi, përfshirë presidentin Gjici. I theksoj presidentit Gjici, që tifozëria e Partizanit është më shembullorja, më e sakrifikuara dhe një nga gjërat e bukura të futbollit tonë. Janë pa dyshim tifozëria më e shumtë dhe më e mirë në vend dhe nëse kanë ofenduar mikun tim Gjici, unë i kërkoj personalisht ndjesë atij”.

Nuk mund të mungonin diskutimet për penalltitë e kryeqytetasve. “Akuzat e presidentit Gjici për penalltitë e Partizanit duhet të jenë më të menduara dhe jo emocionale si veprimet e 23-vjeçarit Asani në kulmin agonistik të lojës. Meqë jemi këtu dhe për mos ta anashkaluar, bilancet e penalltive jemi gati t’i bëjmë në krahasim me çdo klub, si për këtë sezon, ashtu edhe për sezonet e shkuara. I kujtoj publikut se në studio, jo në klubin e Partizanit, por në studio u diskutua dhe për një penallti në favorin tonë për ndërhyrjen e Frashërit ndaj Çinarit në pjesën e parë të lojës. Përsëri ne nuk u ankuam, pavarësisht se ndeshja ishte dhe e jona për t’u fituar. Nuk u ankuam, jo se nuk e kemi atë të drejtë, por sepse dëshirojmë të respektojmë garën dhe gjithë aktorët e saj. Le të fitojë më i miri, por pa viktimizime joreale dhe pa cenime të garës. Partizani ka qenë, është dhe do jetë shëmbëlltyra e meritokracisë dhe imazhit pozitiv”, – shprehet drejtori Rama.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Shterpësia e Moratës kthehet në çështje, Sarri gati t’i tregojë vendin…

Isa.Autor

E ARDHMJA E CR7 MBETET MISTER/ Lëndohet Ronaldo, largohet nga stërvitja para kohe

Delo.autor

BARCELONA-JUVENTUS/ Ronaldo rikthehet në “Camp Nou”, ja si e presin tifozët CR7 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment