Futboll

Renditja e re e UEFA-s/ Prishtina e parafundit – Trepça e 439-a

Prishtina renditet e para fundit në klasifikimin e UEFA-s, Trepça e 439-a. Skënderbeu është i pari mes ekipeve shqiptare.
Reali i Madridit vazhdon të kryesojë në renditjen e klubeve evropiane të futbollit profesionist.

Klasifikimi i përditësuar kontinental vendos kampionin e Evropës në shkallën më të lartë të podiumit, duke lënë pas Bayern Munichun dhe Barcelonën, dy ndjekës në kuotë të njëjtë pikësh.

Dy klubet shqiptare, Prishtina dhe Trepça ‘89, në listën prej 442 klubeve më të mira në Evropë, zënë vendet 441 respektivisht 439, transmeton Gazeta Express.

Skënderbeu është i pari mes ekipeve shqiptare në renditjen e UEFA-s. Formacioni korçar ka regjistruar rezultate impresionuese në arenën kontinentale madje duke arritur dy herë fazën e grupeve.

Bie gjithashtu në sy renditja e 4 ekipeve të tjera shqiptare në të njëjtin vend. Tirana, Flamurtari, Laçi, dhe Teuta janë në pozicionin e 345, kjo për shkak të performancës së varfër në arenën evropiane.

Related posts

KUPA E MBRETIT/ Setien zbulon objektivin e merkatos, ka dhe një mesazh për Messin

Delo.autor

Hasan Lika sfidon, Gjoka tregon rrugën e vetme të Vllaznisë

Sadik.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Arrihet marrëveshja, sulmuesi Muriqi tek Lazio. Ja detajet

Delo.autor

Leave a Comment