Futboll Premier League Sport

DËSHTOJNË NË “FA CUP”/ Wolves mposhtin “Djajtë e Kuq” dhe kalojnë në gjysmëfinale

Wolverhampton ka mposhtur 2-1 Manchester United në çerekfinalen e FA Cup. Me këtë rezultat, Wolves kalojnë në gjysmëfinalen e kompeticionit, ndërsa Djajtë janë eliminuar.

Ishte një sfidë e luftuar teksa vendasit janë duke kaluar një formë të mirë edhe në kampionat.

Pas një pjese të parë pa gola, ishte Raul Jimenez, zbulimi i këtij sezoni në Premier League, ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 70’.

Vetëm gjashtë minuta më pas, partneri i tij në sulm Diego Jota dyfishoi rezultatin duke vulosur fitoren e madhe të “Ujqërve”.

Rashford u mundua të rikthente të tijtë në lojë, por goli i tij në minutën e 5-të shtesë ishte tepër vonë.

Te të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer janë dukur të lodhur dhe pa shumë kreativitet në sulm ndaj një mbrojtjeje të organizuar si ajo e Wolves.

Një rezultat zhgënjyes, por United nuk ka kohë të mërzitet pasi luan në Champions League dhe lufton për një vend mes katër më të mirëve në kampionat.

Related posts

HIDHET SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE/ Mësohet çifiti i parë. Juventus do të ndeshet me…

F.autor

LAZIO BIND ME HYSAJN/ Roma sheh nga Champions, por Mou “ngrin” kryeqytetasit

F.autor

CHAMPIONS/ Gjakoset De Ligt, Lyon befason Juventusin dhe zhbllokon ndeshjen

F.autor

Leave a Comment